Farm Visit

9.00

Description

Ky aktivitet është i përshtatshëm për të gjithë, pavarësisht nivelit  apo moshës.

Nëse ky është kontakti juaj i parë me kalin do të bëjmë të mundur që të jetë një kontakt unik.

Programi:

Ju do të keni një shpjegim mbi fermën dhe aktivitetet kryesore të saj, mbi kuajt, karakteret, historitë e tyre të vecanta. Ne do t’ju prezantojmë me një kalë të caktuar dhe do të udhëheqim minutë pas minute vendosjen e një raporti me të, përmes prekjes, përqafimit, ledhatimit.

Pjesë e eksperiencës do të jetë pastrimi i kalit, njohja me pajimet, vendosja e pajimeve, udhëheqja e kalit në pistë, marrëdhënia me kalin në tokë, komunikimi përmes gjesteve.

Gjatë 1,5 orëve që zgjat kjo eksperiencë do të mësoni dhe ushtroheni si të hipni dhe të zbrisni në kalë pa ndihmë. Eksperienca mundëson ecje me kalë për disa minuta të drejtuar nga instruktori.  Gjithashtu mund të fiksoni fotografitë tuaja prej kësaj experience.

Programi është i ndarë në 3 pjesë : 30 minuta prezantim dhe kontakt, 30 minuta vendosja e pajimeve dhe marrëdhënia nga toka, 30 minuta praktika mbi kalë. I gjithë programi udhëhiqet nga një instruktor i cili vendos për hapat që ndiqen.

Additional information

Terms & Conditions

Për të rezervuar këtë eksperiencë duhet të njoftoni të paktën 1 ditë në avancë për të fiksuar orarin tuaj në kalendarin ditor.
Si për të gjitha eksperiencat në qendrën tonë edhe në këtë rast pjesëmarrësi duhet të pranojë rregullat e sigurisë që i shpjegohen prej instruktorit menjëherë pas prezantimit.

Necessity:

Veshja e duhur për këtë eksperiencë: pantallona të gjata (xhins), bluzë ose këmishë e thjeshtë pambuku, këpucë të mbyllura, jo atlete.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Farm Visit”

Your email address will not be published. Required fields are marked *