Description
Ky aktivitet është i përshtatshëm për të gjithë, pavarësisht nivelit apo moshës.
Nëse ky është kontakti juaj i parë me kalin do të bëjmë të mundur që të jetë një kontakt unik.
Programi:
Ju do të keni një shpjegim mbi fermën dhe aktivitetet kryesore të saj, mbi kuajt, karakteret, historitë e tyre të vecanta. Ne do t’ju prezantojmë me një kalë të caktuar dhe do të udhëheqim minutë pas minute vendosjen e një raporti me të, përmes prekjes, përqafimit, ledhatimit.
Pjesë e eksperiencës do të jetë pastrimi I kalit, njohja me pajimet, vendosja e pajimeve, udhëheqja e kalit në pistë, marrëdhënia me kalin në tokë, komunikimi përmes gjesteve.
Gjatë 45 minutave që zgjat kjo eksperiencë do të mësoni dhe ushtroheni si të hipni dhe të zbrisni në kalë pa ndihmë. Eksperienca mundëson ecje me kalë për disa minuta të drejtuar nga instruktori. Gjithashtu mund të fiksoni fotografitë tuaja prej kësaj experience.
Programi është I ndarë në 3 pjesë : 5 minuta prezantim dhe kontakt, 10 minuta vendosja e pajimeve dhe marrëdhënia nga toka, 30 minuta praktika mbi kalë. I gjithë programi udhëhiqet nga një instruktor I cili vendos për hapat që ndiqen.