One day fir tour at Hotova Park

23.00

    Description

    Tur në bredhin e Hotovës në kërkim të kaprollave

    Ky tur do tju çojë në kodrina mbi luginën e Vjosës, midis kanioneve si dhe në lartësitë e kurorave të gjelbëruara të bredhit të Hotovës. Do të takoheni me reliket bimore dhe shtazore mesdhetare më të rëndësishme dhe krenarinë e këtij parku, kaprollin.

    Lartësia maksimale 1397m

    Pikënisja e këtij turi do të bëhet nga kampingu në Petran ku do takoheni me guidën tuaj për një aventurë drejt bredhit të Hotovës. Do të shkoni me makinë në teqen e Alipostivanit e cila I përket besimit bektashian, e vendosur mbi një kodrinë të bukur, prej nga do të shikoni luginën e Vjosës si në pëllëmbë të dorës. Më pas do të vazhdohet drejt kanionit të Kamenckës (shkëmbi I nuses) I cili ofron një pamje mbresëlënëse midis kanioneve shkëmbore dhe pas 10 minuta do të jemi në pyllin e mbrojtur të bredhit të Hotovës nga ku do të fillojë edhe udhëtimi me këmbë.

    Do të ecni midis një masivi të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas në një shtrirje prej 1200 hektarësh. Ky park kombëtar konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishme në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan. Në lartësinë 800-1000 metra do të takoni livadhe e vende të sheshta të rrethuar nga drurë shekullorë të përmasave të mëdha.

    Me mbërritjen tek rrënojet e kishës mund të ҫlodheni dhe të shijoni panoramën e malit Dhëmbel dhe Nemërçkë, ku do të konsumoni drekën piknik të përgatitur për secilin prej jush.

    Bota shtazore është e pasur. Mund të takoheni me ariun e murrmë, ujkun, dhelprën, kunadhen, derrin e egër, lepurin e egër, ketrin etj. Por krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shikoni në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit.

    Kthimi do të bëhet nga ana tjetër e pyllit dhe pas rreth 4 orë ecje makina ju pret për tju çuar në pikën e nisjes.

    Terma dhe kushte:

    Ky është një tur aventure në natyrë, I përshtatshëm për të gjithë personat në gjëndje të mirë shëndetësore, me një vështirësi mesatare.

    Çmimi: 2500 lekë / personi

    Është I nevojshëm prenotimi 2 ditë më përpara

    Additional information

    Veshja:

    Atlete tw forta pwr ecje
    Bluza pambuku
    Kapele pwr udhwtimin me kwmbw
    Krem dielli

    Shishe uji

    Prenotimi:

    2 days in advance

    Perfshihet:

    Guida profesioniste
    Makina në dispozicion
    Dreka piknik

    Niveli i Veshtiresise

    Medium