Fishing experience in Pepel Lake

14.00

    Description

    Eksperienca e peshkimit në liqenin e Pepelit

    Kjo eksperiencë është e përshtatshme për të gjithë personat që kërkojnë një eksperiencë argëtuese në natyrë. Përfshin peshkim në liqen, piknik nën hijet e pemëve, lojra dhe argëtim.

    Kohëzgjatja: 3 – 4 orë

    Turi do të nisë nga fshati Kakavie, pjesë e Dropullit të Sipërm, e cila do të jetë edhe pika e takimit me guidën tuaj. Pas një ecje të këndshme me këmbë nëpërmjet një rrugë të ngushtë prëj 15 min, do të shfaqen tre liqenet e Pepelit vendosur njëri pas tjetrit.  Midis gjelbërimit të pemëve të larta ndodhet liqeni më I madh prej 37 Ha, ndërtuar që prej viteve 1970 si ujëmbledhëse për ujitjen e fushave të mbjella.  Ky oaz I bukur I natyrës do të jëtë destinacioni juaj.

    Pasi të jeni paisur me sëtin tuaj të peshkimit, do të mësoni rreth këtij sporti të vjetër dhe do të shijoni eksperiencën vetjake me emocionet dhe sfidat e saj. Disa lloje peshqish ka në liqen të cilat janë përdorur që herët si një mjet jetese për fshatin e Pepelit.

    Pas rreth një orë në liqen do të zhvendoseni nën hijet e pemëve për piknikun me produktet e zonës që Valendina ka përgatitur per ju. Lojrat dhe argëtimi do të shoqërojnë këtë eksperiencë.

     

    Terma dhe kushte:

    Kjo eksperiencë është e përshtatshme për të gjithë personat dhe moshat. Minimumi I grupit 5 persona, maksimumi 15 persona.

    Cmimi: 1700 lekë

    Additional information

    Included:

    Guida gjatë gjithë eksperiencës
    Seti I peshkimit për secilin
    Dreka piknik

    Not Included:

    Pije ekstra, transporti nga Gjirokastra

    Dressing Code:

    Atlete të rehatshme
    Bluza pambuk
    Kapele
    Krem dielli