Fishing tour

25.00


    Description

    Ky do të jetë një tur ku dita do të nis me argëtim në natyrë, peshkim dhe piknik kombinuar me darkën me kokteil dhe muzikë të përzgjedhur në pjesën e re të qytetit.

    Pasi të jeni akomoduar në apartamentin qe do tju vihet në dispozicion, pregatituni për një ditë të mbushur me aktivitete dhe plot argëtim.

    Shoqëruesi I këtij turi ju pret ne pikën e takimit për të shkuar drejt fshatit të Qestoratit, rrugë e cila zgjat rreth 20 min me makinë. Liqeni i vogël artificial është vendosur mes gjelbërimit dhe pamja që na serviret është befasuese. Prej vitesh funksionon si rezervuar peshkimi, I krijuar rreth viteve ’80 në funksion të vaditjes nga grumbullimi I ujit të përroit të Qestoratit dhe burimeve natyrore pranë tij. Tre lloje peshqish gjenden brenda liqenit.

    Një peshkatar profesionist do të udhëheqë eksperiencën tuaj dhe nëse është hera juaj e parë, do të mësoni teknikat e këtij sporti. Secili do të pajiset me setin e peshkimit për të shijuar peshkimin, sfidat dhe emocionet së bashku për rreth 1 orë.

    Ndërkohë gatimet e drekës piknik do të jenë gati të përgatitura me shumë dashuri nga produktet e zonës. Ju do të angazhoheni së bashku për ti shtruar në lëndinën afër liqenit, nen hijet e pemës dhe për ti shijuar.  Pak raki dhe ujë burimi do tju freskojnë dhe do të keni mundësi për të dëgjuar rreth zonës, historisë dhe natyrës.

    Mund të zhvilloni lojra me top apo shëtitje të shkrutra para se shoqëruesi t’ju çojë përseri në pikën e takimit.

    Pasditja është e lirë për një vizitë në qytetin e vjetër karakteristik. Ndërkohë që në darkë mund të shijoni kokteilet e famshme në një nga baret, nen shoqërinë e muzikës së përzgjedhur. Në zemër të qytetit të ri, ku mund të argëtoheni dhe socializoheni me të rinjtë e vëndit.

    Additional information

    Instructions

    Kjo eksperiencë mund të prenotohet nga një numër minimal prej 8 personash dhe një numër maksimal jo më shumë se 20 persona.
    Preferohet prenotimi 3 ditë para.
    Ju do të jeni në vendin dhe orën e takimit të dakortësuar më parë nga organizatorët.

    Included

    Transporti vajtje ardhje në liqenin e Qestoratit, eksperienca e peshkimit, seti I peshkimit, peshkatari profesionist, dreka piknik, kupon për pijen e mbrëmjes, akomodimi ne apartament.

    Non Included

    Vizita shtesë, darka, mëngjesi.

    Necessity

    Kodi i veshjes
    Kapele për tu mbrojtur nga dielli gjatë peshkimit
    Atlete të rehatshme
    Bluza ose këmisha të thjeshta pambuku
    Krem për mbrojtje nga dielli