Description
Ky do të jetë një tur ku dita do të nis me argëtim në natyrë, peshkim dhe piknik kombinuar me darkën me kokteile dhe muzikë të përzgjedhur në pjesën e re të qytetit.
Pasi të jeni akomoduar në apartamentin qe do t’ju vihet në dispozicion, përgatituni për një ditë të mbushur me aktivitete dhe plot argëtim.
Shoqëruesi i këtij turi ju pret ne pikën e takimit për të shkuar drejt fshatit të Qestoratit, rrugë e cila zgjat rreth 20 min me makinë. Liqeni i vogël artificial është vendosur mes gjelbërimit dhe pamja që na serviret është befasuese. Prej vitesh funksionon si rezervuar peshkimi, i krijuar rreth viteve ’80 në funksion të vaditjes nga grumbullimi i ujit të përroit të Qestoratit dhe burimeve natyrore pranë tij. Tre lloje peshqish gjenden brenda liqenit.
Një peshkatar profesionist do të udhëheqë eksperiencën tuaj dhe nëse është hera juaj e parë, do të mësoni teknikat e këtij sporti. Secili do të pajiset me setin e peshkimit për të shijuar peshkimin, sfidat dhe emocionet së bashku për rreth 1 orë.
Ndërkohë gatimet e drekës piknik do të jenë gati të përgatitura me shumë dashuri nga produktet e zonës. Ju do të angazhoheni së bashku për t’i shtruar në lëndinën afër liqenit, nen hijet e pemës dhe për t’i shijuar. Pak raki dhe ujë burimi do t’ju freskojnë dhe do të keni mundësi për të dëgjuar rreth zonës, historisë dhe natyrës.
Mund të zhvilloni lojra me top apo shëtitje të shkrutra para se shoqëruesi t’ju çojë përseri në pikën e takimit.
Pasditja është e lirë për një vizitë në qytetin e vjetër karakteristik. Ndërkohë që në darkë mund të shijoni kokteilet e famshme në një nga baret, nen shoqërinë e muzikës së përzgjedhur. Në zemër të qytetit të ri, ku mund të argëtoheni dhe socializoheni me të rinjtë e vendit.