E Shtuna e kalërimit të Miqësisë

25.00

Përshkrimi

Kjo është një eksperiencë e denjë për fillestarë, për ata që i duan kuajt dhe natyrën shoqërinë dhe ndarjen e momenteve me miq të vjetër e të rinj.

Kalërimi nëpër kodra dhe luginë ofron shumë adrenalinë që prej kontaktit të parë me kalin.

Itinerari nis në qendrën e kuajve me përzgjedhjen e kuajve dhe udhëzimet paraprake. Fillimisht do të kalërojmë drejt luginës së Drinos. E parë nga kreshta e kodrës lugina ofron një panoramë magjie në çdo stinë.

Itinerari vijon me kalërimin përgjatë luginës mes fshatrave “Arshi Lengo” dhe “Asim Zeneli” dhe më tej fillojmë sërish ngjitjen drejt kodrës së Llazarit. Gjithë itinerari është një udhëtim i vendosur në zemër të jetës rurale.

Kuajt janë ngjitës të shkëlqyer të këtyre shtigjeve dhe kalërimi në ngjitje është pjesa më e bukur e kësaj eksperience. Dy guida në fillim dhe në fund të grupit do të udhëheqin gjithë programin e kalërimit.

Pas mbërritjes në qendrën e kuajve programi do të zhvendoset  rreth zjarrit në kopshtin e një shtëpie në fshatin “Asim Zeneli”. Atje do pjekim petanikun në saç, një gatim i traditës qindravjeçare të Jugut përzier me aromën e dhjozmës dhe trëndelinës. Petanikun e ngrohtë do ta shoqërojmë me raki shtëpie,  ngrohtësinë e bisedave dhe mikpritjes lokale.

 

Terma dhe kushte

Çmimi për person: 3000 lekë;

Të gjitha rezervimet bëhen të paktën një ditë para;

Në çmim nuk përfshihet transporti me makinë;

Ky program organizohet çdo të Shtunë paradite në dy orare 9.30 dhe 12.00

Programi ne total zgjat rreth 3 orë (1,5-2orë kalërimdhe pjesa tjetër piknik);

Pjesëmarrësit duhet të kenë formë të mirë sportive;

Limiti i peshës është 90 kg;

Limiti i moshës: 14 vjeç (shoqëruar nga një prind) ;

Nuk lejohet mbajtja e çantave gjatë kalërimit;

Nuk lejohet duhani gjatë kalërimit;

Grupi duhet të respektojë aftësitë e kalorësit më të dobët;

Këshillohet veshja me këpucë që kanë takë rreth 2 cm dhe pantallona xhins;

Mbajtja me vete e telefonave celularë kërkon xhepa të sigurtë xhaketash që mbyllen me zinxhir