Fustanella Tour

110.00

Description

Në këtë tur do të bëhet njohja me qytetin e vjetër të Gjirokastrës, shtëpitë kulla, punishtet e artizanëve, fotografi me veshjen tradicionale, darkat argëtuese duke mësuar kengët dhe vallet tona, shijet e gatimeve tipike. Ecje në natyrë, vizitë në sitet kulturore, piknik dhe përjetim I jetës në fshat.

Tur 3 ditë/2 netë, të gjitha të përfshira

Dita 1:

Nisja do të kryhet nga sheshi kryesor I qytetit “Sheshi I Cercizit” ne Gjirokastër, ku do tju presi guida profesioniste. Vizita fillon me qytetin e vjetër mesjetar si një nga qëndrat kulturore më të pasura dhe interesante. Do të keni mundesinë të njiheni me artizanë të ndryshëm në punishtet e tyre që zhvillojne profesionet më të vjetra të trashëguara nga një brez në tjetrin. Do te vizitohet kalaja e Argjiros ndertuar në shekullin e 13 si qëndra e feudalëve shqipëtarë si dhe muzeu i armëve brenda saj. Kurioziteti do të rritet kur nga “sokaku I të marrëve” do të shkojmë tek shtëpia kullë e fëmijërisë se shkrimtarit Ismail Kadare. Do të ndiheni personazhi kryesor i librit kushtuar Gjirokastres “kronikë ne gurë”. Pasi të jeni njohur me qytetin, jeni gati te dukeni si një Gjirokastrit. Artizania e veshjeve tradicionale do tju pres në atelienë e saj per te krijuar kujtimin më argëtues që do të zgjasi përgjithmonë. Një fotografi profesionale të printuar, me veshjen aristokrate saten të kuq qëndisur me ar apo fustanellën burrerore me 500 fletë.

Vizita për ditën e parë do te përfundojë për 3 orë ku do të akomodoheni në një prej shtëpive karakteristike te kthyer në hotel në qëndrën historike.

Darka do te shërbehet në restorantin e hotelit ku do te shijoni gatimet tipike te aneve gjirokastrite si qifqite (qofte orizi) , sarmatë, qahi (byrek me lakra) si dhe një larmishmëri shijesh të stinës. Gjatë darkës do të keni mundësi te argëtoheni duke mesuar kengen polifonike dhe kërcimin elegant tradicional nga 3 cifte artistësh të grupit polifonik Lunxhëria, të cilët janë vlerësuar me cmime të para në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare qe prej vitit 1974.

Dita 2:

Pas mëngjesit energjik me petulla, mjaltë dhe caj do te nisemi për një aventurë në bukuritë e fshatrave historik te zonës. Takimi me guidën do te bëhet serisht tek sheshi kryesor (100m nga hoteli) dhe nisja e itinerarit me mjetin e vënë në dispozicion drejt fshatit Asim Zeneli, ku do të bëhet edhe ndalesa e parë. Nga këtu fillon pjesa më argëtuese e ditës, do të ecim me këmbë për rreth 1 ore e 30 minuta përgjatë lugines, në Gjinofshatin gjith gjelbërim  derisa perpara nesh do te zbulohen rrënojat e Atigonesë, ndertuar nga Pirro ne emër të dashurisë ne shek e III p.k.

Grupi do te pushojë nen hijet e pemëve rreth 1 orë ku do të organizohet edhe dreka piknik me ushqimet që do të jenë pergatitur për ju si qollopit ne sac, bulmet I napës, bukë misri/kulac, domate të kopshtit, perime dhe frutat e stinës.

Pas pushimit do te vizitohen rrënojat e qytetit dhe do te rinisim udhëtimin me makinë drejt Labovës se Kryqit për nje kafe turke ne lokalin e fshatit. Aty do te vizitohet kisha bizantine e shën Marise, nje nga me të vjetrat ne Shqiperi. Pas pushimit grupi rinis udhëtimin drejt Libohovës ku na pret Sava në bujtinën e saj ne koder.

Gjatë pasdites do të mblidhni perimet, sallatën dhe frutat në kopshtin e shtëpise për përgatitjen e darkës me shijet e zonës. Rakia e shtepise, dollitë dhe historitë gazmore do të shoqerojnë mbrëmjen tuaj.

Dita 3:

Pas mëngjesit të bollshëm do te keni mundësi te vizitoni kalane e Libohovës, ndertuar nga Ali Pasha si dhuratë për motrën e tij Shanishanë dhe një ndalesë e shkurtër për kafe tek lokali në qënder te Libohovës nen hijen e rrapit 560 vjecar monument natyror.

Do të bëhet kthimi ne Gjirokastër në sheshin kryesor dhe turi përfundon këtu pas përshëndetjes me guidën tuaj.

Additional information

Instructions:

Kjo është një eksperiencë për të gjitha moshat që kanë gjëndje të mirë shëndetësore. Rezervimi I këtij udhëtimi bëhet të paktën 3 ditë para.

Included:

Makina dhe guida në dispozicion të grupit për 3 ditë, biletat e hyrjes ne kala, muze dhe shtëpinë e Kadaresë, eksperienca me veshjen tradicionale dhe printimi I fotografisë, darka dhe mengjesi për të dy ditët, dreka piknik e ditës së dyte, grupi polifonik (I përfshirë për gupe mbi 6 persona), fjetja 2 netë në Gjirokastër dhe Libohovë.

Non Included:

Pijet ekstra, suveniret

What you should bring with you:

Atlete për ecje
Krem për mbrojen nga dielli
Kapele për mbrojtje nga dielli për kohën që do të ecni me këmbë.
Preparat për pickime nga insekte
Shishe uji për udhëtime (të ripërdorshme)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Fustanella Tour”

Your email address will not be published. Required fields are marked *