Gjinofshat Tour

16.00

    Description

    Kjo eksperiencë është e përshtatshme për persona që kanë formë të mirë fizike dhe që kanë kalëruar disa herë më parë. Ritmi i lëvizjes është i ulët dhe mesatar por terreni ka thyerje të forta.

     

    Nisja do të bëhet nga qendra e kuajve mbi fshatin “Asim Zeneli”. Kali do të përzgjidhet nga instruktori sipas nivelit, peshës dhe gjatësisë së pjesëmarrësit. Fillimisht gjatë udhëtimit do të përshkohet kreshta e kodrës mbi rrugën kryesore që përshkon fshatrat e njësisë Antigone. Panorama është shumë tërheqëse pasi lejon të shihet nga lartësia e kodrave pamja e luginës në të dy krahët. Do të marrim drejtimin lindor pas një zbritjeje të thepisur me vështirësi mesatare.

    Rrugëtimi përshkon një masiv të vogël halor pishash me thyerje të forta në ngjitje dhe në zbritje që është një prej segmenteve vecanërisht të bukura të këtij turi. Ne periferi të fshatit Krinë do të fillojmë ngjitjen drejt Gjinofshatit, një territor lëndinash të lulëzuara me bukuri të rrallë. Dikur Gjinofshati ishte një parajsë e pemëtarisë, mbushur me pemë frutore që nga qershitë, dardhët, fiqtë, ftonjtë, mollët, arrët, shegët, kumbullat etj ndërsa sot kanë mbetur vetëm një pjesë e vogël e tyre. Në të shkuarën e tij mesjetare ky territor ishte një ciflig në pronësi të bejlerëve nga Gjirokastra. Gjurmët e  banesave të fshatavëve të punësuar për ta mirëmbajtur këtë pronë janë të dukshme ende sot. Sot Gjinofshati administrohet prej fshatit Krinë kryesisht si kullotë për bagëtitë e imëta dhe lopët.

    Në të shkuarën e tij antike Gjinofshati përkon me hapësirën rurale që rrethonte qytetin antik të Antigonesë i ndërtuar në vitin 295 pk prej Pirros së Epirit. Gjurmë të fshatit epirot dhe aktivitetit bujqësor janë gjetur në këtë zonë prej gërmimeve të rastësishme por studime të thelluara rreth shtrirjes, popullsisë dhe rëndësisë së tij ende mungojnë.

    Me mbërritjen në Gjinofshat do të realizohet një pushim i shkurtër për fotografi, shpjegime rreth historisë antike dhe moderne, bimësisë së pasur dhe rolit të saj në jetën e banorëve.

    Ky është një moment kur mund të ndiheni krenarë për pjesën e parë të udhëtimit me kalë sepse pjesa më e vështirë është tejkaluar.

    Kthimi pas për në qendrën e kuajve nis me zbritjen graduale drejt përroit të Krinës që gjendet nën nivelin e rrugës kryesore dhe më pas fillojmë sërisht ngjitjen. Në cdo stinë të vitit peisazhi në kthim ka bukuri të rrallë. E vetmja gjë që ndryshon janë ngjyrat.

    Kalojmë sërisht kreshtën e kodrave mbi rrugën kryesore që përshkon Antigonenë dhe mbërrijmë tek qendra e kuajve nga I njëjti drejtim që u nisëm. Ky është edhe fundi i kësaj eksperience. Ju garantojmë se në këtë moment do të keni marrë shumë emocione.

    Additional information

    Terms & Conditions:

    Ky udhëtim rekomandohet të rezervohet nga persona që kanë gjendje të mirë fizike dhe merren me aktivitete të tjera.
    Për këtë udhëtim limiti I peshës është 90 kg ndërsa limiti I moshës për personat pa eksperiencë është 14 vjec (të shoqëruar të paktën nga njëri prind)
    Për personat që kanë nivel të mirë kalërimi limiti I moshës nis nga 8 vjec dhe duhet gjithashtu të shoqërohen të paktën nga njëri prind.
    Kalërimi është një disiplinë me rregulla strikte dhe cdo këshillë e drejtuesit të grupit është e detyrueshme për tu zbatuar për të ruajtur sigurinë.
    Për këtë udhëtim mund të merrni me vete dicka të vogël për të ngrënë dhe mund të përdorni ndalesën në Gjinofshat për ta konsumuar. (sanduic ose frut).

    Included

    Përfshihen: Kali, 2 guida teknike në fillim dhe në fund të grupit, mjetet e sigurisë, kaska dhe chaps (mbrotje për këmbët), ujë për të gjithë udhëtimin.

    Non Included

    Nuk përfshihen: ushqimi, transporti për të ardhur apo për tu larguar nga qendra.

    Necessity

    Pantallona të gjata (xhins)
    Këpucë hiking me takë deri 2cm, mundësisht me qafe ose cizme per kalerim.
    Bluza ose këmisha të thjeshta pambuku
    Krem për mbrojtje nga dielli
    Cante te vogel qe lidhet rreth mesit për të mbajtur sende të vogla personale (celular etj)

    Not Allowed

    Bizhuteritë nuk lejohen gjatë kalërimit.
    Pjesëmarrja me pantallona të shkurtra
    Veshjet “fluturuese” që mund të bëhen objekt frike për kalin ( si psh pelerina që mund ti fryjë era, shalle të gjatë etj)
    Nuk është e lejuar të kalërohet me cantë shpine.
    Nuk lejohet të kalërohet me atlete, shapka, sandale etj
    Nuk lejohen kamerat e mëdha dhe mbajtja e kamerave krahë-qafë.