Tur një ditor Gjirokastër-Butrint

100.00


    Description

    Për të vizituar Trashëgiminë Botërore “Butrintin” do të ndjekim rrugën Gjirokastër Sarandë. Gjatë këtij udhëtimi vizitojmë Butrintin dhe monumentin e mbrojtur natyror “Syri i Kaltër”.

     

    Nisja do të bëhet nga Gjirokastra, guida do t’ju marri në vendin ku jeni akomoduar dhe më pas fillon udhëtimi me fuoristrada drejt Luginës së Drinosit dhe bimësisë së egër.

    Mbërrijmë në restorantin familjar ku do të konsumojmë drekën midis maleve. Pasi të kemi konsumuar drekën do të vazhdojmë udhëtimin nëpër arat me manderina dhe portokalle për të mbërritur në Butrint.

    Pasi të kemi vizituar sajtin e Butrintit, koha na tepron për shijuar freskinë e detit, dhe një habitat natyror me bimë të veçanta, insekte, kafshë dhe zogj të lagunës.

    Lëmë pas Butrintin për të shkuar më në jug për të vizituar Syrin e Kaltër, të njohur për ujërat e kristalta dhe thellësinë e pazbuluar. Gjatë pushimit keni kohë të freskoheni si dhe të shkrepni foto nga ky vend i mahnitshëm. Pas kësaj do të nisemi për Gjirokastër gjatë perëndimit të diellit. Koha që mbetet mund të shëtisni nëpër Gjirokastër.

    Additional information

    Distancë

    180km

    Vështirësia:

    Mesatare

    Kohëzgjatja::

    8 orë

    Prenotoni:

    Dini Mosho tours

    Përfshihet:

    Guida turistike, makinat, dreka me një pije dhe foto.