Featured

Tur Gjirokastër-Përmet dhe kthim

80.00


    Description

    Nisja do të bëhet nga Gjirokastra, guida do t’ju marri në vendin ku jeni akomoduar dhe më pas fillon udhëtimi drejt Përmetit, qytetit të luleve. Përmeti është i njohur dhe për recetat unike tradicionale, ëmbëlsirat e bëra vetë, rakinë dhe verën.

    Për në Përmet do të marrim rrugën panoramike të lumit dhe do kalojmë në Urën e Dragotit ndërtuar nga Ansaldi gjatë Luftës së Dytë Botërore në Malin Golik (rrëzë malit ndodhi beteja historike e luftës Italo-Greke).

    Te ura e Golikut do të ndalojmë për të shkrepur disa foto dhe më pas do të vazhdojmë udhëtimin mes fushave të gjelbëra të Këlcyrës dhe nëpër luginën e gjerë pjellore të Vjosës së rrethuar nga kodra të larta dhe male nga të dy anët, për rreth 25 km në drejtim të Përmetit.

    Nuk mund të largohemi pa provuar rakinë dhe glikotë e Përmetit dhe pas kësaj do të vizitojmë barraket e ushtirsë të ndërtuara nga Italianët gjatë luftrave. Më pas do të shkojmë udhëtimin drejt fshatit Benjë për të vizituar Urën e famshme të Benjës dhe ujërat termale, nëse është kohë e mirë mund të zhytemi në ujërat kurative.

    Do të konsumojmë drekën tradicionale të shoqëruar me verë ose raki. Pas drekës do të kthehemi në Gjirokastër nëpërmjetë rrugës kombëtare dhe mund të ndalojmë për kafe ose çaj në Grykën e Këlcyrës.

    Additional information

    Distancë

    150km

    Vështirësia:

    E lehtë

    Kohëzgjatja:

    8 orë

    Përfshihet:

    Guida turistike, makinat, dreka me një pije, ndihmës dhe foto.