Description
Nisemi nga Gjirokastra drejt Tepelenës, një qytet i vogël në Jug të Shqipërisë, i njohur për historinë e pasur dhe Kalanë e Ali Pashë Tepelenës me pamje të Luginës së Vjosës. Do të ngjisim Kanionin e famshëm e Lumit të Bençës. Gjatë rrugës do të vizitojmë dhe ujëmbledhësinë e vjetër ku mund të ndalojmë për të bërë foto dhe më pas të vazhdojmë ngjiten drejt shpateve gjarpëruese të malit për të arritur te Kanionet e Progonatit.
Mbërrijmë në fshatin Progonat për të konsumuar dhe drekën tradicionale me produkte te zonës. Gjatë kohës së pushimit e shfrytëzojmë për të parë kanionin dhe për të bërë fotot. Vizitojmë Nivicën dhe kalanë e vjetër. Vazhdojmë rrugën në shtegun e Golemit në një terren të vështirë shkëmborë dhe nëpër luginën gjarpëruese derisa të arrijmë në fshat. Pas një ndalese të shkurtër nisemi me makinë drejt Picarit, ku na pret një udhëtim me pamje panoramike të maleve dhe luginave derisa të arrijmë në Luginën e bukur të Drinosit. Me makinë do të futemi drejt bregut të lumit dhe vazhdojmë udhëtimin adrenalinë dhe gjatë perëndimit të diellit do të marrim rrugën për Gjirokastër. Nëse kemi kohë mjaftueshëm mund të shëtisim nëpër qytetin e Gjirokastrës.