Description
Nisja do të bëhet nga Gjirokastra, guida do t’ju marri në vendin ku jeni akomoduar dhe më pas fillon udhëtimi drejt Zagorisë duke kaluar në Luginën e Drinosit me fuoristrada për më shumë aventurë. Pasi të dalim nga qyteti, do të kalojmë përmes shtratit të lumit dhe bimësisë së egër.
Ura të vjetra prej guri që lidhin dikur rrugët tregtare, pamje mbresëlënese të luginës, dhe vargmale fantastike do të jenë pjesë e këtij udhëtimi. Ndalesa e parë do të jetë fshati Labova e Kryqit, një nga kishat më të vjetra Bizantine në Shqipëri. Në barin e fshatit mund të provoni rakinë. Pas kësaj do të vazhdojmë rrugën drejt luginës, ku do të kalojmë në Grykën e Selckës për të parë pamje fantastike rrëzë Lunxherisë dhe Malit Bureto.
Vazhdojmë udhëtimin përmes një bimësie të pasur për të arritur në Poliçan, një fshat i largët, ku na pret mishi i qingjit dhe gatime të tjera tradicionale të përgatitura në një restorant familjar. Pas konsumimit të drekës nisemi sërish për udhëtim ku do të përshkrojmë male, lugina dhe lumenj për të mbërritur në Nderran.
Do të ecim përreth gjysmë ore për të vizituar urën e vjetër të gurtë të Nivanit, e cila ka qenë pjesë e një kompleksi të manastirit të vonë në vitin 1777. Vazhdojmë udhëtimin me makinë për të ndjekur rrugët e vjetra të karvanëve për të arritur në Hijen e Mallkuar dhe më pas fushën e Çajupi për pamje mahnitëse 1000 m mbi nivelin e detit.
Pasi të freskohemi në burimet e famshme të Bratit do të zbresim malin dhe shijojmë perëndimin e diellit pa arritur në Gjirokastër. Në qytet mbërrijmë pasdite vonë dhe kohën e mbetur mund ta shfyrtëzoni për të shëtitur në Gjirokastër.