Fundjavë në fshatin Selo

55.00

Përshkrimi

Një nga vendet më të bukura për të shijuar turizmin experimental është pa dyshim fshati Selo.

Duam të pushojmë, por edhe të bëjmë sport! Të udhëtojmë afër dhe larg, t’i ngjitemi majave, por dhe të  zbulojmë  historinë e kalatë antike. Të thithim ajër të pastër, por dhe të provojmë  produktet e zonës! Të lahemi në vaskat natyrale të ujit, por dhe të kërcejmë e këndojmë!            

Kohëzgjatja: 1 natë dhe 2 ditë

Dita e I:

  • Nisja nga “sheshi i çerçizit” ne Gjirokastër në orën 09:00 drejt fshatit Selo me makinat e caktuara nga guida.
  • Vizitë në rrënojat antike te kalasë Argjiro, ecje në këmbë për rreth 40 min midis gjelbërimit.
  • Pushim per kafe në bujtinë në fshatin Selo.
  • Ecje me këmbë përgjatë lumit, rrëzë malit Stugar deri në postën kufitare ku mund të laheni tek vaskat natyrale të ujit.
  • Dreka piknik me ushqimet tradicionale të zonës.
  • Kthimi në bujtinë dhe darka me kënge dhe valle nga grupi polifonik I grave.

Dita e II:

  • Vizitë në kishën antike të fshatit
  • Njohja me disa nga profesionet e lashta të krahinës
  • Kthimi në pikën e takimit

Çmimi i paketës: 6700 leke / personi

Kjo paketë është e përshtatshme për çdo person në gjëndje të mirë shëndetësore dhe për fëmijë mbi 10 vjeç. E pëlqyeshme për grupe me 4 – 8 persona.

Përfshihet:

Guida profesioniste, transporti me makinë vajtje ardhje në pikën e takimit, dreka, darka, akomodimi në bujtinë dhe grupi polifonik i grave.

*Opsionale fjetja mund të bëhet edhe me çadra në postën kufitare në malin Stugar për një pagesë ekstra.

Sende të nëvojshme:

Atlete të forta për ngjitje në mal

Bluza pambuku

Shishe uji 0.5 L

Kapele për tu mbrojtur nga dielli

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Fundjavë në fshatin Selo”

Your email address will not be published. Required fields are marked *