Illyrian castle tour

19.00

    Description

    Turi I kalasë Ilire dhe shijet autentike

    Ky udhëtim përfshin ecje përgjatë shpatit të malit Trebeshinë rrëzë Vjosës, vizitë në Sarajet e Ali Beut, kalanë Ilire dhe shijet e gatimeve autentike me produktet e zonës.

    Nisja do të bëhet nga hyrja e Këlcyrës në orën 9:00 në mëngjes pasi të jeni takuar me guidën e cila do të udhëheqë këtë tur. Do të filloni me një ecje të lehtë prej 20 minuta në shpatin e malit të Trebeshines ku para do tju shfaqen madhështore Sarajet e Ali Bej Këlcyres. Ndërtuar në shekullin e 19 nga Teodori I familjes së Muzakajve, Sarajet janë një nga ndërtimet më të mëdha në Shqipëri me tetë kulla të mëdha katërkatëshe.  Do të bëni një pushim të shkurtër ku do të keni mundësi të mësoni më shumë për vepratarinë e Ali Bej Këlcyrës.

    Ecja do të vazhdojë përgjatë rrugës shkembore drejt fshatit të vjetër Gur 500m mbi nivelin e detit, me një pamje mahnitëse të luginës, grykës dhe lumit të Vjosës. Duke lënë pas rrënojat e fshatit mbërrijmë tek një nga kalatë më të vjetra, Kalaja Ilire. Janë dalluar katër faza ndërtimi ku më e hershmja daton gjatë shek III p.e.r me kulla,  korridore dhe galeri nëntokësore që presin për tu eksploruar.

    Gjatë zbritjes do të keni mundësi të sodisni pamjen e mrekullueshme dhe pas rreth 1.5 orë ecje, Roberti do tju mirëpresi në restorantin e tij me specialitetet Zagorite me produktet e zonës. Kaurmaja me oriz, mishi me aromë trëndeline, djathi I bardhë, reçeli me frutat e sezonit e plot shije të tjera autentike.

     

    Terma dhe kushte:

    Ky tur ka një nivel mesatar vështirësie dhe është I përshtatshëm për perona që kanë gjëndje të mirë shëndetësore.

    Cmimi: 2400 lekë / personi (për grupe mbi 5 persona)

    Additional information

    Included:

    Guida përgjatë gjithë turit,
    Dreka në restorant

    Not Included:

    Pije ekstra

    Dressing Code:

    Atlete të forta për ecje
    Bluza pambuk
    Kapele gjatë ecjes
    Krem dielli
    Ujë