Description
Rrethi i Përmetit ofron bukuri natyrore të mrekullueshme të cilat kanë mbetur akoma të paprekura nga dora e njeriut dhe midis tyre është dhe vargmali madhështor Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë. Pamje të mrekullueshme dhe rrugë panoramike në kreshtën e malit përshkojnë fshatra tradicionalë ku duket sikur koha ka ndalur duke ofruar një udhëtim të veçantë, në kontakt me natyrën e egër dhe jetën e ashpër të zonës.
Udhëtimi ofrohet për të gjithë njerëzit e apasionuar pas natyrës së egër, jetës rurale dhe udhëtimit me fuoristradë.
Paketa:
- pika e takimit në Përmet;
- përgatitja e mjetit 4×4 dhe mjeteve të nevojshme;
- nisja drejt malit të Dhëmbelit;
- ndalimi në pika të caktuara përgjatë udhëtimit për të vizituar: Kishën e Kosinës, Grykën e Këlcyrës, fshati Mbrezhdan, Malëshovë, Limar, stane përgjatë kreshtës së malit;
- kthimi në Përmet.
* Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.
** Minimumi 4 persona