Tur me fuoristrade ne Luginen e Vjosës

40.00


    Description

    Treva e Përmetit ofron atraksione të mrekullueshme natyrore që janë ende të paprekura, duke përfshirë luginën e Vjosës, një nga më të bukurat dhe më të njohurat në Shqipëri. Peisazhet e mahnitshme dhe natyra e paprekur është e ndërthurur me fshatra tradicionalë të vendosur në malet madhështore të luginës. Intenerari shkon përgjatë luginës në të dy anët e lumit, duke ofruar peisazhe me të vërtetë të veçanta. Një ekskursion unik, në kontakt me natyrën dhe jetën rurale që ofron emocione të pazëvendësueshme.

    Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë moshat që e duan natyrën e paprekur, pjesën rurale dhe makinën 4×4.

    Paketa:

    • pika e takimit në Përmet;
    • përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
    • nisja drejt pikës kufitare “Tre Urat”;
    • ndalesa në pika të caktuara përgjatë rrugës për tu vizituar: pika panoramike, vende historike si rrënojat e Urës së Peratit (vend i kujtesës i konfliktit italo-grek), plazhe në bregun e lumit Vjosa, urat e drurit, fshati dhe ujrat termale të Bënjës;
    • kthimi në Përmet.

     

    *  Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.

    ** Minimumi 4 persona

    Additional information

    “Vjosa Explorer” siguron

    shofer dhe mjet 4×4;
    guida e çertifikuar;
    dreka me vete ose në restorant tradicional (sipas dëshirës së klientit);
    degustim i produkteve tipike lokale;
    kuti e ndihmës së shpejtë;
    materiale ekstra sipas kërkesës.

    Çfarë duhet të kini me vete

    veshje sportive;
    atlete për trekking;
    kontenitor uji;
    xhup/bluzë me kapuç (kundra erës);
    krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
    syze dielli dhe kapele (opsionale);
    rroba banje dhe peshqir;
    shapka plazhi.

    Udhëzime për pjesmarrësit

    pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me makina 4×4 në pjesën më të madhe të tij në rrugë të pashtruara, sipas dëshirës mund të kryhen ecje më këmbë. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me vizitën/ecjen në natyrë të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Mjetet garantojnë një aktivitet në kushte komode dhe të sigurt.

    Niveli i vështirësisë

    (I ulët) Eksperienca: nuk kërkohet eksperiencë e mëparshme.

    Mosha

    6 vjeç + (minorenët duhet të jenë të shoqëruar)

    Pika e takimit

    në Përmet sipas dëshirës së klientit

    Periudha

    gjatë gjithë vitit (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)

    Çmimi përfshin/nuk përfshin

    Përfshin: ekskursion me makina 4×4 e trekking, guida e çertifikuar, foto e video dhe dreka me vete ose në restorant tradicional (sipas dëshirës së klientit).
    Nuk përfshin: transporti deri në pikën e takimit

    Lloji

    ekskursion me makina 4×4 dhe trekking, shoqëruar me guida të çertifikuar (guidat flasin shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)