Description
Kjo eksperiencë është e përshtatshme për personat të cilët kanë njohuri për kuajt dhe janë miqësor me ta.
Nisja do të bëhet në orën 10 në mëngjes nga qëndra e fshatit, do të njihemi me kalin përkatës dhe disa udhëzime të nevojshme.
Fillojmë me kalërim të lehtë përgjatë një rruge të drejtë dhe më tej midis kodrave për të arritur në pyllin e shenjtë I cili është një atraksion shumë I bukur turistik për tu vizituar.
Aty do të bëhet një pushim I shkurtër dhe një piknik me produkte tipike të siguruara për secilin prej jush.
Më pas kthehemi në pikën e nisjes pas rreth 2 orësh kalërim.