Përshkrimi
Fshati Karjan është i njohur për nxjerrjen e rakisë, së rrushit për shkak të pozicionit shumë të mirë dhe të favorshëm gjeografik dhe dritës së diellit që merr gjatë gjithë kohës. Çdo familje këtu ka parcelat e veta me rrush. Produkti vilet, magazinohet dhe pastaj prodhohet rakia.
Ju mund të bëheni pjesë e kësaj eksperience duke nisur nga 20 Tetor -20 Nëntor, periudha e zierjes së rakisë.
Vasillaqi do ju mirëpresë në fermën e tij ku ka mbjellë 1.5 ha rrush, dhe do ju mësojë se si bëhet rakia, duke ju thënë dhe cdo sekret që e ka trashëguar nga i ati.
Do merrni pjesë në procesin e vjeljes së rrushit, fermentimin dhe madje nxjerrjen e tij me mjete artizanale që janë trashëguar në këtë familje prej brezash. Pastaj do shijoni raki kazani, e shoqëruar me antipastë, pse jo dhe me këngë kushtuar rakisë, sipas traditës.
Në fund të kësaj eksperience do merrni me vete rakinë që e keni përgatitur vetë.