fbpx

Nivica Canyons Tour

49.00

Cmimi:

6000 lekë /personi

Përfshihet:

guida profesioniste për rreth 3 orë për turin me ecje.

3 vakte në bujtinën mbi kanion (mëngjes, drekë, darkë)

Fjetja 1 natë në bujtinë

Paisje të nevojshme:

Atlete me gomë të trashë për ecje,

Shishe me ujë 0.5 L

Kapele për tu mbrojtur nga dielli

Bluza pambuk

Description

Kohëzgjatja: 1 natë/ 2 ditë

Ky është një tur me shkallë vështirësie të lehtë, i arritshëm nga të gjithë personat në gjëndje të mirë shëndetësore.

Nisja do të bëhet nga qëndra e fshatit Nivicë në orën 10 në mëngjes.

Do të shkojmë drejt kalasë së vjetër për të mësuar rreth historisë së kësaj zone ndërkohë ajo na ofron edhe pamjen më të bukur të kanioneve. Më tëj do të ecim përreth 1 orë me këmbë për të shkuar tek lisat e shenjtë dhe do të vazhdojmë duke zbritur përgjatë kanionit për të shkuar tek shpella me qiell e cila ndodhet midis kanioneve.

Kush ka dëshirë mund të lahet në pellgun e zi mbi të cilin ngrihen madhështor kanionet nga të dy anët e tij (gjatë muajve Korrik-Gusht uji thahet).

Rruga e kthimit do të jetë më e shkurtër. Rreth orës 13 – 13:30 do të kemi mbërritur në bujtinën mbi kanion ku na pret një drekë e shjshme tradicionale në saç dhe zjarr me produktet e zonës si petanik, tavë me qengj dhe patate, djath etj.

Pasditja do të jetë e lirë ku mund të vizitoni fshatin dhe të njiheni me banorët e zonës.

Ndërsa darka do të jetë poshtë yjeve, rreth zjarrit, në oborrin e bujtinës shoqëruar me raki, meze dhe këngë sigurisht sepse jemi ne Kurvelesh.

Mos humbisni zgjimin herët për të parë diellin tek agon mbi kanione, duke shijuar petullat me mjaltë dhe qumështin e freskët.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Nivica Canyons Tour”

Your email address will not be published. Required fields are marked *