Tur në Kanionin e Nivicës

49.00

Cmimi: 6000 Leke/ personi

Kohezgjatja: 1 nate/ 2 didte

Perfshirë ne cmim:

Guida profesionale per 3 ore per turin

3 vakte ushqim ne bujtine

1 nate akomodim

Pajisjet qe ju duhen

Atlete

Uje

Kapele per tu mbrojtur nga dielli (dhe krem)

Bluza pambuku

Description

Ky është një tur me nivel të ulët vështirësie për gjithë njerëzit me shendet të mirë. Nisja bëhet në qendër të fshatit Nivicë në orën 10.00. Do vizitojmë kalanë e vjetër, mësojmë historinë e zonës, dhe shijojmë pamjen e mahnitshme të kanioneve. Më pas do shkojmë në këmbë, në lisat e shenjtë dhe përreth një orë ecim poshtë kanioneve në shpellën e vecantë që ndodhet mes kanioneve. Ata që kanë shpirtin e aventurës mund të notojnë në pellgun e zi në dy anët e kanioneve. (E këshillueshme korrik-gusht).

Rruga e kthimit nuk është shumë e gjatë. Nga ora 13.00-13.30 pm do arrijmë në bujtinën mbi kanion ku na pret një drekë tradicionale e mrekullueshme e gatuar nga të zotët e shtëpisë, si byrek në sac, dhe produkte të tjera si petanik, mish qengji me patate, djathi i zonës etj., Pasdite jeni të lirë të eksploroni fshatin.

Darkën do e shijojmë poshtë yjeve, rreth një zjarri të madh në kopshtin e bujtinës, konsumojmë raki, këndojmë këngë të zonës së Kurveleshit.

Të nesermen zgjohemi herrët shijojmë lindjen e diellit në kanione dhe mëngjesin me petulla, mjaltë dhe qumësht të freskët.