Tur me fuoristrade ne Parkun Kombetar “Bredhi i Hotoves – Dangelli”

60.00


Përshkrimi

Rrethi i Përmetit ofron bukuri natyrore të mrekullueshme, të cilat kanë mbetur akoma të paprekura nga dora e njeriut. Njëri nga parqet më të mëdhenjtë dhe më të njohurit në Shqipëri, është Parku Kombëtar “Bredhi Hotoves – Dangelli”, i njohur ndryshe me emrin Mushkëritë e Ballkanit.

Panorama të mrekullueshme dhe natyra e virgjër ndërthuren mjaft bukur me fshatrat karakteristikë të zonës. Në këtë park keni mundësinë e një udhëtimi të veçantë, në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën dhe jetën rurale duke falur emocione të pazëvendësueshme.

Udhëtimi ofrohet për të gjithë të apasionuarit pas natyrës së egër, jetës rurale dhe udhëtimit me fuoristradë.

Paketa:

  • pika e takimit në Përmet sipas nevojave të klientit.
  • përgatitja e makines 4×4 dhe mjeteve të nevojshme.
  • nisja drejt parkut kombëtar “Bredhi Hotoves – Dangelli”.
  • ndalimi në pika të caktuara përgjatë udhëtimit për të vizituar: Kishën e Kosinës, Teqenë e Ali Postivanit, kanionin e Kamenckës, stacionin pyjor dhe vendi i konsumit të drekës, fshati Frashër, Ogren e Gostivisht, ujrat termale të Bënjës.
  • kthimi në Përmet.

 

*  Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve. Është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra. P.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.

** Minimumi 4 persona.

Informacione të tjera

"Vjosa Explorer” siguron

shofer dhe mjet 4×4;
guida e çertifikuar;
dreka me vete;
degustim i produkteve tipike lokale;
kuti e ndihmës së shpejtë;
materiale ekstra sipas kërkesës.

Çfarë duhet të kini me vete

veshje sportive;
atlete të forta për ecje;
kontenitor uji bosh;
xhup/bluzë me kapuç (kundra erës)
krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
syze dielli dhe kapele (opsionale)
qeskë/çantë me ndërresa (opsionale)
kostum banje dhe peshqir
shapka plazhi

Udhëzime për pjesmarrësit

pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me makina 4×4 në pjesën më të madhe në rrugë të pashtruara, sipas dëshirës mund të ketë dhe ecje në këmbë. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me vizitën në natyrë të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Mjetet garantojnë një udhëtim komod dhe të sigurt.

Niveli i vështirësisë

(Mesatar) Eksperienca: nuk kërkohet eksperiencë e mëparshme.

Mosha

10 vjeç + (minorenët duhet të jenë të shoqëruar)

Vendi i takimit

Përmet, sipas nevojave të klientit

Periudha

gjatë gjithë vitit. (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)

Çmimi përfshin/nuk përfshin

Përfshin: ekskursion me makina 4×4, guidë e çertifikuar, foto, video dhe dreka me vete
Nuk përfshin: transportin deri në pikën e takimit

Lloji

udhëtim me makina 4×4 i shoqëruar me guide të çertifikuar (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Tur me fuoristrade ne Parkun Kombetar “Bredhi i Hotoves – Dangelli””

Your email address will not be published. Required fields are marked *