Pastoral rites

13.00

    Description

    Në këtë eksperiencë të ftoj të eksplorosh malet e jugut, përjeto jetën e barinjve, veshjet e tyre, gatimet në natyre, përgatitjen e bulmetit. Ndiej erën e maleve, aromat e bimëve, jetën e bagëtive, paqen e natyrës.

    Në malin e Cajupit tashmë nga Gjirokastra vjen për vetëm 40 min nëpërmjet rrugës së përpjetë gjarpëroshe.  Sapo mbërrin të shfaqet pamja hyjnore e maleve të lartë përreth pllajës së gjelbëruar. Menjëherë vë re stanet dhe bagëtitë që verojnë e hanë ushqimin e begatë. Lëndinat e gjelbëruara e burimet e Bratit dhe Jankos, për të cilët dëgjon jo pak gojëdhëna për vetitë e tyre shëruese.

    Në fermë ju pret nena Elmaja e cila do të kujdeset për ju gjatë kësaj vizite. Do keni mundësi të bëheni pjesë e riteve baritore madje edhe të visheni si bari me sharkun, qeleshen dhe kërrabën për disa foto argëtuese.

    Në mesditë do keni mundësi të shikoni ardhjen e kopese ne vathë që udhëhiqen nga Baloja. Nëse keni pak guxim mund të merni pjesë në mjeljen e qumështit, I cili do të përdoret për përgatitjen e bulmetit. Por më parë do mblidhni shkarpat për zjarrin që do të bëjmë për të zier qumështin.Do të bëheni pjesë e përgatitjes së djathit të njomë kulluar në napë si dhe gjalpit të tundur në dybek, të cilat janë ushqimet bazë të bariut.

    Në mes të këtyre maleve, aromave dhe këmborëve do të ndiheni të bekuar, Do të shijoni drekën me produktet e freskëta të tokës, petanikun e saçit, djathë nape, mish të pjekur në hell, kulac si dhe gjalpë dhe dhallë nga dybeku. Mos u shqetësoni për kaloritë, një gotë ujë nga burimi Bratit do ti tres të gjitha “mëkatet e shijshme”

    Pas drekës, djathi I njomë që ju vetë përgatitët, është gati për tu konsumuar me pak mjaltë. Mos harroni të merni pak ujë nga burimi I Bratit me vete

    Additional information

    Instructions:

    Pjesë e këtij udhëtimi mund të bëhen të gjitha moshat.
    Fëmijët të janë të shoqëruar të paktën nga një prind.
    Preferohet grup 13-15 persona.
    Rezervimi I këtij udhëtimi bëhet të paktën 3 ditë para, çdo ditë të javës

    Includes:

    Dreka ne stan, eksperienca e riteve baritore

    Not Included:

    pijet ekstra, transporti vajtje ardhje