Featured

Liqenet e Pepelit në Dropull


    Description

    Shëtitje në liqenet e Pepelit janë një zgjidhje e mirë për të qenë pranë natyrës (20 min nga Gjirokastra, me makinë) dhe mund të bëhet nga të gjithë. Për të gjithë turistët aventurierë liqenet e Pepelit ofrojnë mundësi perfekte për kamping, barbekju, peshkim, ecje dhe kajaking

    Për personat që pëlqejnë turizmin religjioz ofrohet guida për në manastirin e Shën Triadhës si dhe kishën e Pepelit në këmbë, kalë ose biҫikletë.
    Mos e humbisni këtë mundësi, Pepeli ju pret!

    Koha: Tur Gjysëm ditor.