Përreth Gjirokastrës

Booking Request

     

    Tour Description

    Një tur dy ditor që kombinon ecjen me këmbë me udhëtimin off road dhe jetën në fshat.

    Libohovë-Labova e Kryqit-Zagori

    Dita 1

    Rrugëtim në kohë

    Shtegu mesjetar Libohovë – Labovë

    Pas një turi të shkurtër në qytezën e Libohovës do të përshkohet shtegu mesjetar i karvaneve drejt Labovës së Kryqit. Ecje me vështirësi të ulët rreth 2 orë dhe me pamje të gjerë të luginës së Drinos dhe liqenit të Doftisë.

    Vizitë në Kishën e Shën Marisë në Labovë

    Vizita në kishën 1000 vjecare të Labovës një nga monumentet unike të botës bizantine do të shënojë pasditen tuaj. Do të shoqërohet me guidimin autentik për historinë dhe vlerat e arkitekturore dhe artistike.

    Pritje dhe darkë në bujtinë

    Akomodimi në dhoma dyshe me cilësi të lartë. Gatimet traditcionale, frutat, glikoja dhe rakia e zonës do të shoqërojë mbrëmjen dhe darkën në bujtinë në Labovën e Kryqit.

    Dita 2

    Cikli i Zagorisë off road

    Një ditë e mbushur me aventurë ku përshkohet rruga krah kanionit të Suhës, vizitohet ujvara e Selckës dhe eksplorohen shpellat karstike krah saj. Sipas stinës mund të laheni në lumë.

    Dreka me produkte organike të zonës, raki e verë fshati në zemër të Pogonit në Polican, gatuar nga një mjeshtër i guzhinës lokale. Vizitë në urën mesjetare të Nivanit dhe kthimi pas në Gjirokastër përmes fushës së Cajupit. Kjo ditë zgjat rreth 6-7 orë.

    Price & Conditions

    Cmimi per person 9900 lekë.

    Përfshihet: Akomodimi, darka, mëngjesi, dreka dhe aktivitetet e përmendura. Transporti pas takimit në Gjirokastër deri në përfundim të programit, guidim profesional përgjatë gjithë turit.

    Transportinga Tirana është i mundur vetëm për grupe deri në 8 vetë me kosto ekstra për person vajtje-ardhje 2500 lekë.

    Nuk përfshihen: pijet ekstra apo shërbime që nuk përmenden më sipër.

    Book Now