Embroidery Experience

7.00


    Description

    Mëso artin e lashtë të qëndisjes me dorë, nga artizania e punishtes në pazarin mesjetar dhe personalizo dhuratën tënde.

    Ju do të zbuloni teknikën tradicionale dhe do të qëndisni një kujtim të mrekullueshëm. Artizania e punishtes do tju asistojë në hapat fillestarë të qëndisjes, do tju inspirojë me modelet e pafund dhe kreativiteti juaj do të clirohet. Ju do merni me vete në shtëpi suvenirin unik të punuar nga duart tuaja.

    Tantellat e qëndisura me dorë janë vërtetë një simbol I Gjirokastrës, lidhur me traditat e zbukurimit të shtëpive kulla, artit dhe stilit të jetës. Mund të zgjidhni të qëndisni inicialet tuaja në një shami mëndafshi apo një dedikimin special për të dashurit tuaj në një pëlhurë lino vendosur ne gjergjef. Megjithatë mund të zgjidhni modele dhe ngjyra të pafundme, në punishten ku artizanët përdorin ende copa të endura në avlëmënd dhe fije ari.

    Pëlhurat e qëndisura me dore përfaqësojne nje souvenir të mrekullueshëm të udhëtimit tuaj. Qëndisja dhe kujtimi I lidhur me të, përjetimi I jetës së vendasve, shprehja e kreativitetit dhe kënaqesia  e një eksperiencë artistike do ta bëjnë të paharruar vizitën në Gjirokastër.

    Në punishten e qëndisjes, artizane Lida do tju mesojë sekretet e artit të saj dhe ju do të siguroni kujtimin unik, origjinal nga Gjirokastra.

     

    Terma dhe kushte:

    Kohëzgjatja e kësaj experience është 30 min. Ju mund të zgjidhni një nga modelet e preferuara me cmimet përkatëse:

    • Shami mëndafshi me inicialet tuaja – 800 lekë
    • Gjergjef si kornizë me dedikim unik në copë lino – 1000 lekë
    • Për cdo figurë shtesë 200 lekë

    Në cmim përfshihet copa, gjergjefi, materialet dhe puna e artizanes për qëndisjen sëbashku.

     

    Për të rezervuar këtë  eksperiencë duhet të njoftoni të paktën 1 ditë në avancë.

    Punishtja e kostumeve është e hapur cdo ditë nga ora 09:00 – 20:00.

    Additional information

    Terms & Conditions:

    Kohëzgjatja e kësaj experience është 30 min. Ju mund të zgjidhni një nga modelet e preferuara me cmimet përkatëse.
    Në cmim përfshihet copa, gjergjefi, materialet dhe puna e artizanes për qëndisjen sëbashku.
    Për të rezervuar këtë eksperiencë duhet të njoftoni të paktën 1 ditë në avancë.

    Prizes:

    Shami mëndafshi me inicialet tuaja – 800 lekë
    Gjergjef si kornizë me dedikim unik në copë lino – 1000 lekë
    Për cdo figurë shtesë – 200 lekë

    Working hours:

    Punishtja e kostumeve është e hapur cdo ditë nga ora 09:00 – 20:00.