Tur në qytetin e UNESCO-së

35.00


    Description

    Gjatë turit të qytetit të UNESCO-së ne do të vizitojmë disa nga atraksionet historike të përfshira në UNESCO. Gjithashtu do të vizitojmë disa nga shtëpitë karakteristike si:  Shtëpia e Ficos, Shtëpia Muze e Ismail Kadaresë, Sokaku i të Marrëve, Muzeu Etnografik. Pushimin e drekës dhe kafen do t’i konsumojmë tek Jaho Babaramo. Më pas do të vizitojmë Shtëpinë e Zekateve, Shtëpinë e Angonateve,  Shtëpinë e Kokalarit dhe do te kthehemi në Pazar.

    Ky tur ju njeh me qytetin e Gjirokastrës dhe pjesët e tij që janë në mbrojtje të Trashëgimisë Botërore “UNESCO”.

    Dëgjoni me kujdes legjendat, historitë dhe mbi të gjitha vlerat e veçanta të këtyre shtëpive dhe muzeumeve. Do të largoheni nga qyteti me një mister në mendje. Ky tur ju jep një ndjesi se si ka jetuar Shqipëria në shekullin 18-19.

    Turi fillon në Qafën e Pazarit dhe do te vazhdojë në shtëpinë e Ficos, Shtëpinë e Kadaresë, Shtëpia e Skëndulatëve, Sokaku i të Marrëve, Zekatet, Angonatet, Shtëpia e Babemetos. Secila nga shtëpitë ka historine dhe karakteristikat e saj të veçanta.

     

    Additional information

    Vendndodhja:

    Qendra Hisotrike

    Vështirësia:

    E thjeshtë

    Duration:

    3.5 orë