Description
Rafting ne lumin Vjose
Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Ai hyn në territorin shqiptar në pikën kufitare të Tre Urave dhe përshkon Bashkinë Përmet dhe Këlcyrë deri në pikën e bashkimit me lumin e Zagorisë dhe Lumin Drino në territorin e Bashkisë Tepelenë deri në grykëderdhjen e tij në detin Adriatik. Kjo pjesë e lumit ofron mundësi të shkëlqyera për rafting dhe forma të tjera të sporteve ujore.
Lugina e Vjosës karakterizohet nga veçori të shumta natyrore. rrjedhen e rrëmbyeshme, kanione, burimet ujore, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme, peisazhe panoramike të papërsëritshme, fshatra karakteristike etj. Të gjitha këto veçanti që ndërthuren në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Turistët janë gjithmonë në kontakt të drejpërdrejtë me natyrën e paprekur të luginës, me njerëzit, historinë, traditat dhe pa dyshim me kulinarinë e pasur dhe të shumëllojshme të zonës.
Rafting ne lumin Vjose ofrohet për të gjithë të apasionuarit pas natyrës së egër, aventurës, adrenalinës dhe sporteve në natyrë.
Paketa:
- transporti nga pika e takimit drejt pikes së lëshimit.
- përgatitja e gomones, veshja e pajisjeve dhe trajnimi nga guida profesionale lidhur me rregullat bazë të lundrimit me gomone.
- rafting ne vjose për rreth 18 km.
- ndalesa në vende të caktuara për tu freskuar në lumë, hedhje nga shkëmbinjtë, foto në grup, video etj.
- mbërritje në pikën e daljes nga lumi.
- transporti në pikën e takimit.
*Paketat janë fleksibël sipas orareve dhe kërkesave të klientëve. Mundësojmë realizimin e paketave të personalizuara sipas kërkesave tuaja dhe shërbimeve ekstra. Për shembull transport ekstra, akomodim në tenda apo në struktura që ne kemi bashkëpunim, drekë tradicionale në shtëpi fshati, degustime, muzikë live me orkestër folkloristike etj.
** Minimumi 4 persona