Description
Në këtë tur do vizitojmë Tunelin e Luftës së Ftohtë, Muzeu i Armëve, Muzeu Etnografik (shtëpia e dikurshme e Enver Hoxhës) dhe restorant Kodra
Itinerari: Tuneli i Luftës së Ftohtë, Muzeu i Armëve, Muzeu Etnografik (shtëpia e dikurshme e Enver Hoxhës) dhe restorant Kodra
Ky është një tur për të zbuluar gjurmët e komunuizmit në Gjirokastër. Gjirokastra është qyteti i lindjes së ish-diktatorit Hoxha, sot e kësaj ditë mund të shihni disa rrugë emrin e tij nëpër mure të mbuluara me një shtresë boje të bardhë.
Shtëpia e Enver Hoxhës është kthyer në një muze etnografikë për qytetin e Gjirokastrës. Në muze ka dhe elemente e objekte që nuk janë të lidhura me jetën e ish-diktatorit.
Për shumë turistë ky muze dhe vetë jeta e diktatorit është një kuriozitet i madh. Historia nuk mund të tregohet e plotë, pasi dhe nga autoritetet shqiptare figura e tij tregohet e paqartë dhe e errët.
Turi i komunizmit do të nis me vizitën në Muzeun e Luftës së Ftohtë, një bunker i cili supozohej të shërbente si strehë për të gjithë administratën lokale në rast pushtimi nga vendet e huaja.
Burgu i kalasë ka shërbyer si vend riedukimi për të burgosurit e komunizmit. Pas kësaj ndalese do të vizitojmë Muzeun Etnografikë, ku do të shohim objekte dhe elemente të stilit të jetesës në shekullin e 19-të dhe më vonë. Turi përfundon në restorantin “Kodra” nga ku mund të shohësh të gjithë qytetin e Gjirokastrës. Godina e familjes Kodra është prishur disa herë dhe familja e mori sërish në zotërim dhe ndërtuan bar dhe restorant me pamje fantastike nga qyteti.