Tur me Fuoristrade ne rrethin e Benjes

35.00


    Description

    Rrethi i Përmetit ofron atraksione të mrekullueshme natyrore që mbeten akoma të paprekura dhe në mesin e tyre është edhe kanioni i Lengaricës, një nga më të bukurat dhe më të njohurat në Shqipëri. Peisazhet e mahnitshme dhe natyra e paprekur ndërthuren me fshatrat karakteristikë që ndodhen në këtë zonë, duke ofruar mundësi për një ekskursion unik, në kontakt me natyrën dhe jetën rurale, duke ofruar emocione të pazëvendësueshme.

    Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, ruralitetin dhe makinat4x4.

    Paketa:

    • pika e takimit në Përmet;
    • përgatitja e mjeteve 4×4 dhe pajisjeve të nevojshme;
    • nisja drejt Bënjës;
    • ndalimi në pika të caktuara gjatë udhëtimit për të vizituar: kanionin e Lengaricës, fshatrat Ogdunan, Bënjë, Vinja, urat e Mixhait, Babos e Dashit dhe ujrat termale të Bënjës;
    • kthimi në Përmet.

    *  Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.

    ** Minimumi 4 persona

    Additional information

    Niveli i vështirësisë

    (i ulët/mesatar)Eksperienca: nuk kërkohet eksperiencë e mëparshme.

    Çmimi përfshin/nuk përfshin

    Përfshin: ekskursion me makina 4×4, guida e çertifikuar, foto e video, dreka me vete
    Nuk përfshin: transportin deri në pikën e takimit

    Lloji

    ekskursion me makina 4×4, i shoqëruar me guidë të çertifikuar (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)

    Pika e takimit

    në qytetin e Përmetit sipas nevojave të klientit

    Mosha

    10 vjeç + (minorenët duhet të jenë të shoqëruar)

    Periudha

    përgjatë gjithë vitit (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)

    Udhëzime për pjesmarrësit

    pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me makina 4×4, në pjesën më të madhe në rrugë rurale ku sipas dëshirës mund të bëhen edhe ecje më këmbë. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me ekskursionin në natyrë duhet të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Mjetet garantojnë një aktivitet në kushte komode dhe të sigurt.

    “Vjosa Explorer” siguron

    shofer dhe makinë 4×4;
    guida e çertifikuar;
    dreka me vete;
    degustim të produkteve tipike;
    kuti e ndihmës së shpejtë;
    materiale shtesë sipas kërkesës.

    Çfarë duhet të kini me vete

    veshje sportive;
    atlete sportive;
    kontenitor uji;
    xhup/bluzë kundra erës;
    krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
    syze dielli dhe kapele (opsionale).
    kostum banje dhe peshqir;
    shapka/sandale.