Description
Gjatë këtij turi do të vizitojmë: Xhaminë e vjetër të Pazarit, lagjen e Meçitëve, Hamamin dhe Xhaminë e Haxhi Muratit, Kishën e Shën Sotirit dhe Pazarin e Vjetër.
Ky tur do t’ju kthejë pas në kohë, në shekullin e 18-të, ku do të shihni se si shqiptarët të besimeve të ndryshme jetonin në harmoni me njëri-tjetrin. Gjirokastra ka qenë shembull si një qytet multikulturor, ku njerëz me kulturë dhe besime fetare të ndryshme jetonin pranë e pranë. Xhamia e Pazarit ndërtuar në 1757 është një atraksion i njohur në Gjirokastër.
Dikur Gjirokastra ka patur 15 xhami, por vetëm njëra i rezistoi shembjes gjatë regjimit komunist në vitin 1967.
Gjatë këtij turi do të vizitojmë shkollën Ortodokse greke, dhe më pas Hamamin, banjon turke të vendosur pranë burimeve në lagjen e Meçitëve, nga ku rrjedhin 7 çezma. Më pas do të vazhdojmë të vizitojmë Xhaminë e Haxhi Muratit. Do të vazhdojmë drejt qendrës së vjetër të qytetit, në sheshin Çerçiz Topulli, marrim rrugën Kalivopulli dhe pas 400 metrash arrijmë në Kishën e Shën Sotirit.
Kisha e Shën Sotirit është ndërtuar në 1784 sipas formës së një kishe ortodokse, në formë drejtkëndëshe, ndërtuar mbi një aks lindor-perëndimor. Kisha quhet ndryshe si Metropoli i vjetër, pasi dikur ishte selia e peshkopit lokal ortodoks.