Stone carving experience

8.00

Description

Gjatë kësaj experience do të njiheni me një prej zanateve më të vjetra të Gjirokastrës, atë të punimit në gur. Do të mësoni nga mjeshtri I gurit gdhëndjen  e kështu do të krijoni vetë suvenirin tuaj si kujtim nga Gjirokastra.

Nëse do të vizitosh Gjirokastërn, ajo që do të vësh re menjëhërë jane shtepitë e larta me gur, kalldrëmet e qëndisura me gur apo çatitë me rrasa guri të bardha. Urat, ujësjellësi apo kalaja madhështore po me gur.  Jo më kot shkrimtari Ismail Kadare e ka quajtur “qyteti I gurtë”. Gurë-gdhëndja ka qënë një nga zanatet më të vjetra dhe ende sot ka po kaq rëndësi.

Tingulli karakteristik I pazarit është çak e çuk-u I gdhëndjes që vjen nga punishtja e mjeshtri të gurit.  Ju mund të bëheni pjesë e kësaj experience dhe të gdhëndni vetë suvenirin tuaj si kujtim nga vizita në këtë qytet.

Mjeshtri I gurit do tju udhëzojë për të vizatuar sëbashku me lapsin prej hekuri dhe më pas do tju udhëheq në gdhëndjen e saj. Daltat dhe çekiçi I vogël do tju ndihmojnë për të krijuar një figurë apo dedikim unik, ndërsa muza do të jetë vetë pazari mesjetar.

Do të jetë një eksperiencë që nuk duhet humbur!

Terma dhe kushte:

Cmimi: duke filluar nga 1000 lekë

Përfshihet:

Udhëheqja e gdhëndjes nga mjeshtri I gurit

Guri I gdhendur si suvenir nga ju

Kohëzgjatja  40 min – 1 orë

Additional information

Çmimi:

Starting from 8 Euro

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Stone carving experience”

Your email address will not be published. Required fields are marked *