Tasting Raki experience

5.00

Description

Eksperienca­­ e degustimit të rakisë dhe njohja me kulinarinë gjirokastrite

Ky do të jetë një tur i kulinarisë Gjirokastrite ku do të keni mundësi të degustoni 5 lloje rakish artizanale, djathrat e zonës rregjur në vaj ulliri dhe erza, shoqëruar nga glikotë e ndryshme, likeret me fruta dhe çajrat e malit. Të gjitha shoqëruar me histori dhe rite lokale.

Në zemër të pazarit karakteristik do të keni mundësi të njiheni me traditën e kulinarisë Gjirokastrite, produktet bazë, zahiretë e dimrit, çajrat dhe erzat e malit. Ndërsa rakia është mbretëresha e haresë dhe gazit në Shqiperi e sidomos ne jug të saj. Siç e ka përshkruar edhe Fan Noli në një letër të 1919-ës: “Se i vetmi ilaç në të cilin besojnë shqiptarët, është rakia. Dhe qenka ilaç me të vërtetë”.

Përmbajtja e zakonshme e alkoolit tek rakia është 35%. Por rakia e bërë në shtëpi është shpërthyese: 45%! Ndoshta sepse të djeg më shumë se një spec djegës i kuq i tharë, disa njerëz e mbyllin marrëdhënien me rakinë sapo e kanë provuar për herë të parë.

Ju do të degustoni 5 lloje raki nga fruta të ndryshme, që nga ajo me e zakonshmja që bëhet nga rrushi I shtëpisë deri tek ajo më e veçanta me dëllinjë të zezë të malit, e cila do tju lëjë shijen e pyllit dhe tokës njëkohësisht. Këto shoqëruar nga djathrat e zonës lezetuar me vaj ulliri dhe erza, likeret e ëmbla, glikotë me fruta dhe pa lënë pas çajrat e egër të malit çajup, çdo gjë e bërë në mënyrë artizanale nga fermëret e zonës, amvisat apo nikoqiret gjirokastrite.

Të gjitha këto shoqëruar me histori e rite lokale, do të ngrini dolli e do të bëheni dollibash dhe pse jo do tja merni edhe këngës:

“Moj rakia bukuroshe, që më çon qoshe më qoshe,

Të kam mik e të kam shok,

Do të të dua përgjithmonë.”

Terma dhe kushte:

  • Prenotim 3 orë përpara
  • Kohëzgjatja 30 minuta
  • Cmimi 500 Lekë
  • Grupe minimumi 3 persona, maksimumi 15 persona
  • Degustim I 5 lloje rakish, 2 lloj djathrash, 3 lloje glikosh, cajra, 2 lloj likere

Additional information

Requirements

booking 3 hours before

Persons

Minimum 3 persons and Maximum 15 persons

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Tasting Raki experience”

Your email address will not be published. Required fields are marked *