Description
Udhëtimi njëditor në Tepelenë të jep mundësinë të vizitoni dhe të njiheni me atraksione të ndryshme siç janë: Kalaja e Tepelenës, Kampi i Internimit, ura të periudhës mesjetare etj.
Ndalesa e parë do të jetë në Bencë, në përkujtimoren e fëmijëve të vrarë gjatë regjimit të diktatorit Enver Hoxha. Aty do të mësoni historinë tragjike të 300 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur në kampin e internimit të Tepelenës. Në nder të kujtimit të tyre janë mbjellë 300 pisha.
Më pas në Tepelenë do të vizitojmë kalatë e ndërtuara nga Ali Pashë Tepelena 200 vjet më parë.
Ndalesa tjetër do të jetë në urën e vjetër mesjetare që ndodhet pranë qytetit. Nga kjo urë mund të shijojmë pamjen panoramike të lumit Vjosa dhe malit Golik.
Tej urës do të vizitojmë një bujtinë të zonës për të pirë raki, dhallë si dhe për të konsumuar ushqime tradicionale.
Pamja mahnitëse e natyrës, dhe ushqimet e shijshme janë potenciali i kësaj zone turistike.