Terapi përmes artit dhe shijimi i cajrave bimor

32.00

Mënyra rezervimi: Përmes Web ose fizikisht. Rezervimet kryhen të paktën një ditë përpara

Mosha: +14 vjeç

Minimumi i grupit: 2  persona Maksimumi i grupit: 8 persona

Koha: E shtunë pasdite

Kohëzgjatja: 2 orë

Cmimi:

Për grupe me 2- 5 persona: 32 Euro /person.

Per grupe nga 6-8 persona : 30 Euro/person.

Përshkrimi

Terapi përmes artit dhe shijimi i çajrave bimor

Arti terapeutik është një teknikë unike për rigjallërimin e mendjes dhe shpirtit nëpërmjet kreativitetit dhe shprehjes së emocioneve. Një mundësi e ARTë për të komunikuar dhe për të eksploruar aspekte të rinj, ndoshta të panjohur të personalitetit tonë.

Doodles është mishërimi i artit të lirë, brenda vijave, por njëkohësisht jashtë kornizave. Është një metodë meditimi, e cila nëpërmjet përsëritjes stimulon përqëndrimin dhe të hipnotizon në një nivel tjetër shpirtëror duke i dhënë ngjyra emocioneve të tua.

Me Doodles do të udhëtojmë bashkë në kohë, duke sjellë elementë të traditës dhe kulturës lokale si një ndjesi personale. Vepra juaj, me ose pa ngjyra, abstrakte ndoshta në formë por konkrete në qëllimin e kompozimit do të krijojë një emocion autentik.

Eksperienca e terapisë së artit do të udhëhiqet nga një piktor profesionist. Ai do të bëj njohjen me motivet lokale që do të përdoren dhe bashkërisht do të bëhet përzgjedhja e modelit që do të vizatohet. Në mënyrë interaktive do të punohet mbi veprat e artit duke shijuar çajrat bimorë të zonës. Motivet do të vijnë nga tradita qindravecare e dekorimit të banesave, veshjeve, bizhuve, objekteve të përdorimit të përditshëm, oxhakëve, tavaneve, qylimave etj. Ju do të merrni me vete veprën tuaj të artit në formën e një suveniri. Eksperienca është një mundësi afat-gjatë terapie pasi kjo klasë arti do t’ju mësojë teknika që mund ti përdorni edhe në të ardhmen.

Kush do ta udhëheqë këtë eksperiencë?

Gazmend Koçollari është një piktor profesionist me një përvojë të gjerë artistike. Ai ka përfunduar studimet për pikturë në Akademinë e Arteve ndërkohë është mësues pikture dhe skenograf i teatrit profesionit. Arti i lirë është një pasion i përhershëm i tij.