Description
Në këtë udhëtim do të kemi mundësinë të vizitojmë kishën më interesante si monument kulturor në Bashkinw e Libohovës. Kisha e Labovës së Kryqit është nga më të vjetrat në Shqipëri dhe dikur ka patur njw relike që mendohet se ishte pjesë e kryqit të vërtetë ku u kryqëzua Jezu Krishti. Ndërtesa është tipike bizantine më një kupolë qëndrore të lartë.
Ne do të shohim në këtë tur arkitekturën e Kishës, e cila i përket shekullit të 13, por themelet e saj janë hedhur në kohën e perandorit Justinian, në vitet 527-565.
Në fund të vizitës do të shkojmë në qytetin e Libohovës, i cili gjithashtu ka shumë histori. Aty dhe do të drekojmë me produktet e zones. Një qytet i bukur me vlera kulturore dhe gatime tradicionale të shijshme.
Do të jetë një ditë për t’u mbajtur mend.