Featured

Tur në Frashtan, Dropull


    Description

    Frashtan është një vendbanim i vjetër në komunën e Dropullit, në jug të Shqipërisë.  Vendbanimi shtrihet rrëzë e Malit të Gjerë dhe kufizohet në jug nga Lugari, në veri nga Gorica dhe në lindje nga Gline.

    DITA 1:

    Do të vazhdojmë rrugën drejt malit Leftokare 1230m, nga ku shfaqet një pamje e jashtëzakonshme nga liqeni i syrit të kaltër. Ne mundësojmë vizitë në kishën e Shën Thanasit, duke zbritur përgjatë përroit të Dhuvjanit në një terren me shpella, do të vizitojmë manastirin e Dhuvjanit dhe teatrin antik të Adrianopolit. (Ky itinerar është 15 km).

    Pas vizitës në Adrianopol do të shkojmë drejt hostelit tonë, Hostel Paskalit për të konsumuar dhe drekën. Hosteli ofron një eksperiencë rurale, duke ju kthyer pas në kohë e duke treguar jetesën e thjeshtë, pa prezencën e teknologjisë. Larg zhurmës së qytetit, hosteli ofron për ju produkte të prodhuara vetë si: djathi, vezë, mish, fruta si dhe perime. Olimbia, e zonja e hostelit gatuan ushqime tradicionale, ndërkohë që Xilo shpjegon procesin e prodhimit të djathit nga qumështi i dhisë. Duhet thënë që tradicionaliteti nuk do të dalë kurrë nga stili. Bujaria, mikpritja dhe mirësjellja janë pikat kyҫe të banorëve të Dropullit.

    DITA 2:

    Itinerari i dytë fillon nga Teqeja e Melanit në Vraho-Goranxhi, më pas do të drejtohemi për në Peshkepine së Sipërme,  për të vizituar Kishën e Shën Mërisë. Pas kësaj do të kemi kohën e peshkimit në liqenin Redat, duke shijuar pamjen piktoreske që të ofrojnë tre liqenet. Pas peshkimit do të shkojmë në hostel për të drekuar. (Itinerari është 10 Km)

     

    Operatori turistik: Hiking South Albania