Sale!

Shqeri tour and the life in century old village

80.00 78.00

Description

Ky tur 3 ditor përfshin ecje me këmbë mbi kanionet e Vjosës në zonën e mbrojtur të Bredhit të Hotovës, zbulimin e fshatit të vjetër shekullor të Ogdunanit me kishat dhe shtëpitë qindra vjecare, përjetimi i jetës së fshatit, eksperienca e vjeljes së mjaltit, ngjitje në malin Postenan, piknik dhe llixha në ujrat termal të Bënjës shoqeruar nga guidë lokale, djalë i këtij fshati.

Kohëzgjatja: 2 netë dhe 3 ditë

Dita I

Udhëtimi fillon në mëngjes nga qendra e Përmetit e cila do të jetë edhe pika e takimit për t’u nisur drejt një aventure të bukur në natyrën e egër të zonës së Shqerisë, në parkun e mbrojtur Bredhi I Hotovës.

Do të lëmë makinat në llixhat e Bënjës dhe me këmbë do të kalojmë përgjatë Urës së Katiut mbi ujrat termale dhe drejt shtegut mbi kanione . Rruga gjarpëron midis pemëve dhe kullotave me bimësi shumë të pasur me nje vështirësi të lehtë. Do të keni mundësi të shikoni kanionin e Langaricës dhe ujin e lumit të Vjosës së eger poshtë këmbëve tuaja nga një lartësi prej 600 m që do t’ju lëjë pa frymë.

Pas rreth 1 ore e gjysëm ecje do të keni mbërritur ne fshatin Ogdunan, me shtëpitë e vjetra me gur të zi 200 vjecare, të pa prekura nga koha, shtrirë rrëzë malit. Në qëndër të fshatit, rrugicat e ngushta qëndisur me pllaka guri do tju cojnë në shtëpinë e nëna Pandorës tek e cila do të freskoheni pak me dhalle e raki, e sigurisht me liko fiku të egër.

Do të njiheni me fshatin e ndërtuar që prej shek 13 i cili ende ruan fizionominë e dikurshme në çdo detaj. Do të vizitoni strehën në burimin e fshatit, shkollën e vjetër si dhe kishën e Shën Marisë vendosur në kodërinën e ndriçuar, ku rrezet e diellit depërtojnë midis 365 qiparisave të lartë që krijojnë atmosferë hyjnore. Më tej Entela do tju presë ne bujtinën e saj për tu akomoduar dhe për të shijuar ushqimet e shijshme të fshatit.

Në pasdite ju pret Kastrioti ne parkun e tij të bletëve, 100 m nga bujtina, për të përjetuar eksperiencën e bletarit. Pasi të paiseni më veshjen përkatëse dhe tymuesen do të keni mundësi të futeni në park mes gumëzhimave të bletëve dhe bimësisë së pasur me lule. Pregatituni të vilni mjaltin nga centrifuga por më parë do të nxirrni kornizat mbushur me mjaltë nga kosheret.  Dhe kështu të gustoni shijen e tij florale të sapo vjelë nga ju.

Darka do të shtrohet në verandën e bujtinës, mbi baçen me të mbjellat e sezonit dhe perëndimin mbi catitë e gurta. Ju sugjerojmë të flini herët pasi nesër ju pret një ditë e mbushur me aktivitet.

Dita II

Alarmi i zgjimit tuaj do të jenë këmboret e bagëtive dhe kënga e zogjve. Pas mëngjesit të bollshëm do të nisemi për rreth 1 orë e gjysëm në majen e fshatit Postenan nga ku dukët gjithë lugina deri në fshatrat e Greqisë. Do të vizitojmë rrenojat e repartit të vjetër ushtarak si dhe llixhat e vjetra me avull, një vënd i mbajtur sekret vetëm për agallarët. Dreka do të jetë piknik nën hijet e pemëve të larta për tu kthyer më pas në fshat.

Pasdite do të mereni me baçen, do të vilni frutat dhe perimet që do të konsumoni për darkën.

Dita III

Në mëngjesin e kësaj dite ju do ta lini fshatin duke u përshëndetur me familjen pritëse dhe do të niseni me këmbë drejt një shtëgu të shkurtër 45 min për ne llixhat e Bënjës. Dhe pasi të shijoni ujrat e ngrohta termale me veti të shumta kurative do të nisemi për ne Përmet ne pikën e takimit për ta përfunduar këtu turin.

*Këtë tur mund ta rezervoni edhe me biçikleta sportive apo me makina 4×4 të cilat jua mundësojmë për një çmim ekstra.

 

Additional information

Prices

9700 lekë / personi
*Cmimi i qerasë ditore për biçikletat sportive: 1200 lekë / personi
*Cmimi i transportit për nje rrugë deri në Ogdunan me makinë 4×4: 3600 lekë / 8 persona

Instructions

Ky udhëtim sugjerohet për persona që e duan aventurën dhe janë në gjëndje të mirë shëndetësore. Niveli i vështirësisë është i lehtë. Preferohen grupe me mbi 5 persona dhe rezervim 3 ditë përpara.

Dressing code

Atlete të forta për ecje të gjata
Bluza pambuku
Pantallona sportive
Krem kundra diellit
Kapele
Kontinitor uji

Not Included

 Pije extra

Included

Transporti vajtje ardhje Përmet-Bënjë,
akomodimi 2 netë në një bujtinë mbi 200 vjeçare
të gjitha vaktet për 2 ditë dhe mëngjesi i ditës së tretë,
guida për të gjitha ditët,
eksperienca e blertarit,
ujë përgjatë rrugës.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Shqeri tour and the life in century old village”

Your email address will not be published. Required fields are marked *