Turi i Shqerisë dhe jeta në fshatin shekullor

60.00

Do të lahemi në ujrat termale të Bënjës dhe do të ecim mbi kanionet e Langarices.

Do të  zbulojmë fshatin e vjetër shekullor të Ogdunanit me kishat dhe shtëpitë qindra vjecare!

Do të vjelim mjaltin e koçimares.

Do të ngjitemi në majën e malit Postenan, do të shijojmë produktet lokale piknik.

Kohëzgjatja: 1 natë dhe 2 ditë

Pershkrimi i Turit

Dita I:

  • Pikëtakimi me guidën në orën 9:00 në qëndër të Përmetit nga ku do të  bëhet nisja me makinat e përcaktuara.
  • Shijojmë 30 minuta ujrat e ngrohta termale me veti të shumta kurative në Bënjë
  • Pas këtij pushimi do të vazhdojmë me makinë ngjitjen mbi kanionet e
  • Langaricës nga ku do të shohim  ujin e lumit të Vjosës së egër nga një lartësi prej 600 m .
  • Njihemi me fshatin Ogdunan, ndërtuar që prej shek 13, me shtëpitë e vjetra me gur të zi 200 vjecare, të pa prekura nga koha, shtrirë rrëzë malit.
  • Vizitojmë strehën në burimin e fshatit, shkollën e vjetër si dhe kishën e Shën Marisë.
  • Më tej Entela do të na presë ne bujtinën e saj për tu akomoduar dhe për të shijuar drekën me ushqimet e shijshme të fshatit.
  • Pasdite na pret Kastrioti ne parkun e tij të bletëve, për të përjetuar eksperiencën e bletarit, vjelim mjaltë apo përgatisim produkte me bazë mjalti.
  • Darka do të shijohet rreth oxhakut me histori dhe ushqime tipike.

Dita II:

  • Do të zgjoheni herët nga këmborët e bagëtive dhe kënga e zogjve për një mëngjes të bollshëm me qumësht, mjaltë, petulla, frutat e baçes, vezë pule etj.
  • Ngjitemi me këmbë në majen e fshatit Postenan për rreth 1 orë e 30 min nga ku duket gjithë lugina deri në fshatrat e Greqisë.
  • Vizitojmë rrënojat e repartit të vjetër ushtarak si dhe llixhat e vjetra me avull
  • Dreka do të jetë piknik nën hijet e pemëve të larta për tu kthyer më pas në fshat me këmbë.
  • Kthimi me makinë në qëndër të Përmetit, në pikën e takimit.

Cmimi & Kushtet

Çmimi i paketës: 7100 Leke / person

Përfshihen:

  • Transporti vajtje  ardhje Përmet-Ogdunan,
  • Akomodimi 1  netë në një bujtinë mbi 200 vjeçare
  • Dreka dhe darka ditën e parë
  • Mëngjesi dhe dreka piknik ditën e dytë
  • Guida për të gjitha ditët,
  • Eksperienca e blertarit,
  • Ujë për gjatë rrugës.

Nuk përfshihen: Pije extra

Udhëzime për prenotimin e këtij udhëtimi: Ky udhëtim sugjerohet për persona që e duan aventurën dhe janë në gjëndje të mire shëndetësore. Niveli  i vështirësisë është  i  lehtë. Preferohen grupe me mbi  5 persona dhe rezervim 3 ditë përpara.

Sende të nevojshme për udhëtimin:

  • Atlete të forta për ngjitje në mal
  • Bluza pambuku për tu ndëruar
  • Kapele për tu mbrojtur nga dielli

Prenotoni