Tour in the canyons of Lengarica

40.00

    Description

     Ecje përgjatë lumit në kanionet e Lengaricës

    Ky është një tur aventure në natyrë, I përshtatshëm për të gjithë personat me gjëndje të mirë shëndetësore dhe që dinë not, me një vështirësi mesatare.  Përfshin ecje përgjatë shtratit të lumit në kanionet e Lengaricës.  

    Kohëzgjatja: rreth 5 orë

    Pika e takimit do të jetë kampingu në Petran nga ku do të behët nisja me makinë, pasi të jeni paisur me veshjet përkatëse. Me arritjen në Banjat Termale, do të filloni eksplorimin e kanioneve të Lengaricës. Do të ecni përgjatë shtratit të lumit kundër rrymës, nëpër faqet e larta të kanionit të cilat ngrihen në lartësi 30-50m mbi shtartin e tij. I shquar jo vetëm për  vlera natyrore por edhe arkeologjike.

    Gjatë gjithë rrugës do tju shoqërojë një peisazh piktoresk , i egër e magjepsës i kanionit të ngushtë e të lartë shkëmbor, me gjelbërim e shkurre aromatike ku banojnë një mori shpendësh të rrallë. Do të përshkroni me këmbë një oaz natyror të virgjër, duke ndjekur si busull orientuese shtratin përgjatë lumit të Lengaricës.

    Herë pas here do të hasni në basene uji të cilat do të kalohen duke notuar. Do të keni mundësi të bëni edhe maskë në të gjithë trupin me baltën çudibërëse.

    Dreka do të shërbehet piknik për secilin pjesmarrës. Kthimi do të bëhet nga e njëjta rrugë për në Banjat Termale ku na pret edhe makina.

     

    Terma dhe kushte:

    Çmimi: 4500 lekë / personi

     

    Additional information

    Necessity

    Nje cante shpine e vogel, uje, atlete te pershtatshme per ecje ne lume (gure, balte, atlete me gome te forte dhe gjysem qafa te preferueshme, dhe te vishen me corape me qafa), kapele, syze dielli, krem plazhi, rroba banje.

    Includes

    Guida profesioniste  gjatë gjithë eksperiencës
    Makina në dispozicion për rrugen vajtje –ardhje në Ujrat Termale
    Dreka piknik
    veshjet përkatëse