Përshkrimi
Kohëzgjatja: 1 natë / 2 ditë
Mbërritja e lirë dhe akomodimi në Bujtinën Xhebro.
Në 7.30 do të ofrohet darka në oborrin/restorantin e bujtinës, shoqëruar me raki, meze, petanik dhe këngë labe.
Dita e dytë
Zgjimi në mëngjes këshillohet të jetë herët për mos të humbur agimin e diellit në majën e Këndrevicës përballë bujtinës.
Pas mëngjesit nisja do të bëhet nga bujtina Xhebro në orën 8.00.
Aty do nisë udhëtimi ynë drejt majës më të lartë, të malit të Këndrevicës, 2122 m mbi nivelin e detit. Udhëtimi deri në majën e malit zgjat rreth 2 orë e 30 minuta. Përgjatë rrugës do të njihemi me burimet natyrore të zonës si, bimë të ndryshme medicinale, çaj mali, trëndafil i egër, mollë të egra, burime natyrore me ujë mali etj. Do të keni mundësi të prekni borën shekullore, madje edhe në verë.
Rreth orës 10.30 do të arrijmë në majën e malit të Këndrevicës, ku do të behet një pushim i shkurtër për të konsumuar fruta të freskëta dhe për të shijuar natyrën e malit. Do të vizitojmë strehimin e Bilbilenjve, shpellën ku ata strehoheshin, si dhe do të njihemi me historinë e zonës.
Në orën 11.00 përgatitja për tu kthyer në bujtinë.
Rreth orës 13.30 do të jemi në bujtinë ku do të serviret dreka me produkte tradicionale të zonës të gatuara në saç me zjarr si: mish qengji apo dashi, pipek, gjizak, arapash, salcë kaçupi apo revani. Dhalla dhe uji i burimit nuk do të mungojnë gjithashtu.
Pas drekës kthimi në shtëpi
Vështirësia e turit :mesatare, e përshtatshme për personat në gjendje të mirë shëndetësore.