fbpx

Tour of Pagan Temple in Rexhinë

20.00

Cmimi:

2500 lekë / personi

Përfshihet:

Guida profesioniste për rreth 5 orë

Dreka në bujtinë me produkte tipike

Sende të nevojshme:

Atleta të forta për ecje

Bluza pambuku

Kapele per tu mbrojtur nga dielli

Shishe uji 0.5 L

*Preferohen grupe mbi 4 persona

Description

Ky tur do të përshkohet me këmbë dhe zgjat rreth 5 orë, me një shkallë vështirësie të lehtë.

Nisja do të bëhet nga bujtina Xhebro në fshatin Rexhinë, në orën 8 në mëngjes. Ecja do të jetë në një teren të lehtë, midis kodrinave të gjelbëruara.

Pas rreth 2.5 orë ecje do të mbërrijmë në një kodrinë të rrethuar me një pyll lisash. Një pamje e rrallë e Kanioneve të Nivicës dhe malit të Këndrevicës, ku një shesh i madh i shtruar me pllaka guri dhe i rrethuar nga 5 lisa madhështore duhet të ketë qënë vendi i ritualeve të lashta. I mbiquajtur “Maja e Seferajve” është ndoshta Tempulli i fundit Pagan në rajon që ende adhurohet nga banorët vendas. Tempulli i fundit ku ende misteri i Lisit adhurohet. Vendi përqark i mbushur me “Gurë Rrufeje” saktësisht një vend ku Zeusi hidhte flakën e tij.

Vetëm 500 metra larg në 1978 u zbulua statujëza antike e Zeusit të Nivicës i datuar diku në shek V-IV p.k.

Më poshtë këtij Tempulli një vend tjetër i shenjtë Qisha (kisha) e Vinjës. Është e rrallë të gjesh kaq shume histori të mbledhura në një vënd.

Pas një pushimi të shkurtër do të bëjmë kthimin në bujtinë, rreth orës 13 ku na pret dreka e shijshme me produktet e fshatit të përgatitura në zjarr si mish qengji, tavat me perime, djath, salcë shakulli etj. Nuk do të mungojë rakia dhe kënga labe.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Tour of Pagan Temple in Rexhinë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *