Turi Tepelenë – Nivicë

100.00


    Description

    Nisja në mëngjes nga Bujtina “Lord Byron”.

    Ndalesa e parë: Do të bëhet tek ujësjellësi i Ali Pashë Tepelenës. Nga aty mund të shikohet edhe teqeja e Bëncës, objekt kulti i ndërtuar 100 vite më parë. Përgjatë lumit të Bëncës, pamjet janë magjike, gjatë gjithë rrugës do të shikoni luginën fantastike të Bëncës dhe malet e lartë.

    Ndalesa e dytë: janë kullat e Lerës të cilat kanë marrë emrat e vizitorëve të parë Kristof dhe Geri, ndërkohë ju mund të fotografoni dhe shijoni pamjet spektakolare të kanioneve te Lekdushit dhe Progonatit.

    Ndalesa e tretë: është në Progonat, vizitohen ujëvarat e Peshturës, janë dy ujëvara fantastike të shpallura monumente te natyrës.

    Ndalesa e katërt: do të jetë në Nivicë, ku do të shijohen dhe gatimet tradicinale të zonës. Mbas pushimit udhëtimi vazhdon me vizitën e kanioneve te Nivicës , kalanë, urën antike dhe mullirin e vjetër. Por nuk mbaron këtu, pasi gjate zbritjes për në kanione do të keni mundësinë të shijoni edhe një ujëvarë të tretë, atë të Nivicës dhe të ashtuquajturën “shpella me qiell”.

    Kthimi  rreth orës 19 00 në Bujtinen “Lord Byron” ( Akomodim me mëngjesin dhe darkën të përfshirë).

    Gjatesia  28 km.