Featured

Vizitë për herë të parë në Gjirokastër


    Description

    Përjetoni traditat e Gjirokastres në një vizitë ditore. Në këtë tur do të njiheni me trashëgiminë dhe historinë e Gjirokastres si: punët artizanale, gatimet tradicionale të përgatitura në shtëpi, arkitekturën unike të këtij qyteti dhe sfidën e ruajtjes dhe restaurimit të autenticitetit.

    Në këtë tur vizitorët do të prekin nga afër dhe shohin aspektet e jetës së përditshme të Gjirokastritëve, do të njihen me kuzhinën e tyre si dhe vizitojnë atraksionet kulturore në Gjirokastër dhe fshatrat e saj.

    Njohja me Gjirokastrën- Kronikë në Gur

    Turi nis në orën 09.00

    • Prezantim me historinë dhe trashëgimin e Gjirokastrës.
    • Vizitë në Kalanë dhe Muzeun e Gjirokastrës.

    Njihemi me traditat dhe punët artizanale të Gjirokastrës

    • Takojmë artizanë dhe prodhues të suvenireve.
    • Pazar për të blerë suvenire në Pazarin Mesjetar.

    Shijojmë gatimet Gjirokastrite të përgatitura në shtëpi

    • Dreke me gatime të bëra në një shtëpi karakteristike.
    • Shijojmë gatimet tradicionale të Gjirokastrës: qifqi dhe hoshaf.

    Shkruar në gur: arkitektura unike e Gjirokastrës

    • Ecje nëpër rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës.
    • Vizitë në Pazarin e Vjetër dhe lagjen Palorto.
    • Takojmë një mjeshtër të gdhendjes së gurit.
    • Bisedojmë me vendasit.

    Vizitojmë shtëpitë otomane të Gjirokastrës

    • Vizitojmë Shtëpinë Babameto- një shembull rijetësimi dhe përpjekje për të shpëtuar Qytetin e Gurtë.
    • Mbrëmja e argëtimit dhe darkës tradicionale në shtëpinë Babameto të shekullit të 19-të.
    • Do të gatuajmë, kërcejmë dhe këndojmë së bashku.
    • Këngët Iso- polifonike, kërcime tradicionale, baracaleta si dhe anekdota të ndryshme për Gjirokastritët.

    Additional information

    Akomodimi:

    Shtëpia e Babametosë. Përfshihet mëngjesë tradicional.