Trekking ne Stacionin Pyjor, Parku Kombëtar “Bredhi I Hotoves – Dangëlli”

35.00


    Description

    Përmetit ofron bukuri natyrore të mrekullueshme të paprekura nga dora e njeriut. Midis tyre është Parku Kombëtar “Bredhi Hotoves – Dangëlli”, njëri nga më të mëdhenjtë dhe më të njohurit në Shqipëri. Stacioni pyjor “Bredhi Hotoves – Dangëlli” ka disa shtigje që të cojnë drejt zemrës së parkut duke ofruar kështu mundësinë e një udhëtimi të veçantë, në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën dhe jetën rurale duke falur emocione të pazëvendësueshme.

    Udhëtimi ofrohet për të gjithë njerëzit e apasionuar pas natyrës së egër, jetës rurale dhe udhëtimit me fuoristradë.

    Paketa:

    • pika e takimit në Përmet;
    • përgatitja e mjetit 4×4 dhe mjeteve të nevojshme;
    • nisja drejt stacionit pyjor Bredhi i Hotoves – Dangëlli;
    • mbërritja dhe fillimi i trekking;
    • dreka me vete;
    • kthimi në stacionin pyjor;
    • vizita e kanionit të Kamenckës;
    • kthimi në Përmet.

    Udhëzime për pjesmarrësit: duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me makina 4×4 në pjesën më të madhe në rrugë të pashtruara, sipas dëshirës mund të ketë dhe ecje në këmbë. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me vizitën në natyrë të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Mjetet, pajisjet dhe guida garantojnë një udhëtim komod dhe të sigurt.

    *  Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.

    ** Minimumi 4 persona

    Additional information

    Lloji

    udhëtim me makina 4×4 i shoqëruar me guide të çertifikuar (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)

    Niveli i vështirësisë

    (I ulët) Eksperienca: nuk kërkohet eksperiencë e mëparshme.

    Çmimi përfshin/nuk përfshin

    Përfshin: ekskursion me makina 4×4, guidë e çertifikuar, foto, video dhe dreka me vete
    Nuk përfshin: transportin deri në pikën e takimit

    Mosha e lejuar

    12 vjeç + (minorenët duhet të jenë të shoqëruar)

    Periudha

    mars-nëntor (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)

    Vendi i takimit

    vendi i takimit është qyteti i Përmetit sipas nevojave të klientit

    Udhëzime për pjesmarrësit

    pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me makina 4×4 në pjesën më të madhe në rrugë të pashtruara, sipas dëshirës mund të ketë dhe ecje në këmbë. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me vizitën në natyrë të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Mjetet, pajisjet dhe guida garantojnë një udhëtim komod dhe të sigurt.

    “Vjosa Explorer” siguron si më poshtë

    shofer dhe mjet 4×4;
    guida e çertifikuar;
    dreka me vete;
    kuti e ndihmës së shpejtë;
    materiale ekstra sipas kërkesës.

    Çfarë duhet të kini me vete

    veshje sportive;
    atlete të forta për ecje;
    kontenitor uji bosh;
    xhup/bluzë me kapuç (kundra erës)
    krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
    syze dielli dhe kapele (opsionale)
    qeskë/çantë me ndërresa (opsionale)