Description
Treva e Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që janë ende të paprekura dhe midis tyre është edhe fshati piktoresk i Buhalit, i cili ndodhet në shpatin e malit të Dhëmbelit. Shtegu ofron pamje të mrekullueshme të luginës së lumit Vjosa dhe maleve të parkut Bredhi i Hotovës – Dangëlli. Udhëtimi zhvillohet në një shteg të lehtë dhe ju lejon të vizitoni fshatin karakteristik, shtëpitë e tij tradicionale dhe disa monumente kulturore si kisha dhe banesa karakteristike.
Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, pjesën rurale dhe trekking.
Paketa:
- Pika e takimit në Përmet;
- Përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
- Nisja drejt fshatit Buhal;
- Trekking dhe vizita e monumenteve historiko-kulturore;
- Dreka me vete ose ne guesthouse tradicionale;
- Kthimi në qytetin e Përmetit.
* Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.
** Minimumi 4 persona