Description
Treva e Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që janë ende të paprekura dhe midis tyre është edhe Gryka e bukur e Kazanit, e vendosur në rrëzë të malit të Nemërçkës. Shtegu ofron pamje të mrekullueshme të masiveve malore të Greqisë dhe Shqipërisë. Udhëtimi fillon në fshatin karakteristik të Biovizhdës dhe mbërrihet tek gryka duke ecur përgjatë një shtegu të butë malor që kalon mes kullotave të bukura afër kufirit grek.
Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, pjesën rurale dhe trekking.
Paketa:
- pika e takimit në Përmet;
- përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
- nisja drejt Grykës së Kazanit;
- mbërritja në fshatin Biovizhdë dhe fillimi i trekking drejt Grykës;
- dreka me vete;
- kthimi në fshatin Biovizhdë;
- kthimi në qytetin e Përmetit.
* Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.
** Minimumi 4 persona