Trekking në Grykën e Këlcyrës, Limar, Mbrezhdan, Këlcyrë

30.00


    Description

    Treva e Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që janë ende të paprekura e midis tyre janë gryka piktoreske e Këlcyrës dhe fshatrat karakteristike të Limarit dhe Mbrezhdanit të cilat ndodhen në shpatin e malit të Dhëmbelit. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar dy fshatra të pasura me histori dhe kulturë. Udhëtimi zhvillohet në një shteg të lehtë që kalon midis kullotave të bukura dhe përrenjve malorë, në kontakt të ngushtë me natyrën.

    Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, pjesën rurale dhe trekking.

    Paketa:

    • pika e takimit në Përmet;
    • përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
    • nisja drejt Grykës së Këlcyrës;
    • trekking dhe vizita e monumenteve historiko-kulturore;
    • dreka me vete;
    • kthimi në qytetin e Përmetit.

     

    *  Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.

    ** Minimumi 4 persona