Trekking ne Qafen e Manit

40.00


    Description

    Treva e Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që janë ende të paprekura dhe midis tyre është edhe mali i Nemërçkës dhe shtigjet e tij. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike të pasura me histori dhe kulturë. Udhëtimi zhvillohet në një shteg të lehtë që kalon midis kullotave, burimeve me ujë dhe zona të pyllëzuara në kontakt të ngushtë me natyrën.

    Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, pjesën rurale dhe trekking.

    Paketa:

    • pika e takimit në Përmet;
    • përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
    • nisja drejt fshatit Leusë;
    • mbërritja në fshatin Leusë dhe fillimi i trekking drejt Qafës;
    • dreka me vete;
    • kthimi në qytetin e Përmetit.

    *  Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.

    ** Minimumi 4 persona

    Additional information

    Lloji

    Ekskursion me makina 4×4 e trekking, të shoqëruar me guida të çertifikuara ( guidat flasin shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)

    Niveli i vështirësisë

    (Mesatar) Eksperienca: kërkohet eksperiencë e mëparshme.

    Mosha

    16 vjeç +

    Pika e takimit

    në Përmet sipas dëshirës së klientit

    Çmimi përfshin/nuk përfshin

    Përfshin: ekskursion me makina 4×4 e trekking, guida e çertifikuar, foto e video, dreka me vete
    Nuk përfshin: transportin deri në pikën e takimit

    Periudha

    Mars – Nëntor (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)

    Udhëzime për pjesmarrësit

    pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me makina 4×4 deri në pikën e nisjes së shtegut. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me vizitën/ecjen në natyrë të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Shtegu, pajisjet dhe guida garantojnë një aktivitet në kushte komode dhe të sigurt.

    Çfarë duhet të kini me vete

    Veshje sportive;
    Atlete të forta për trekking;
    Kontenitor uji;
    Xhup/bluzë me kapuç (kundra erës);
    Krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
    Syze dielli dhe kapele (opsionale).

    “Vjosa Explorer” siguron

    Shofer dhe mjet 4×4;
    Guida e çertifikuar;
    Dreka me vete;
    Kuti e ndihmës së shpejtë;
    Materiale ekstra sipas kërkesës.