Description
Treva e Përmetit ofron bukuri mahnitëse natyrore që ende janë të paprekura dhe ndër këto janë fshatrat piktoreske të Trebozishtit, Lipivanit dhe Ogdunanit që ndodhen në zonën e Shqerisë. Shtegu ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe kanionit të Lengaricës, si dhe mundësinë e vizitës së 3 fshatrave të pasur me histori dhe kulturë. Udhëtimi zhvillohet në një rrugë të lehtë që kalon përmes kullotave të bukura dhe përrenjve malorë, në kontakt të ngushtë me natyrën.
Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, pjesën rurale dhe trekking.
Paketa:
- pika e takimit në Përmet;
- përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
- nisja drejt fshatit Petran;
- trekking dhe vizita e monumenteve historiko-kulturore;
- dreka me vete;
- vizita në Ujërat Termale të Bënjës;
- kthimi në qytetin e Përmetit.
* Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.
** Minimumi 4 persona